00:24 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tabaku: Financimi i qeverisë për arsimin më i ulëti në rajon, 2.9% dhe për turp financimi për kërkimin shkencor as 1%

13:51 | 10/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tabaku: Financimi i qeverisë për arsimin më i ulëti në rajon, 2.9% dhe për turp financimi për kërkimin shkencor as 1%

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Çështjeve Europiane, kritikoi ashpër projektligjin për kërkimin shkencor, duke e cilësuar atë si jo plotësisht të përputhur me legjislacionin evropian dhe mungesën e përafrimit me angazhimet që Shqipëria ka ndaj Bashkimit Europian dhe Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Në fjalën e saj, Tabaku shprehu shqetësimin për nivelin e ulët të financimit për kërkimin shkencor, duke theksuar se buxheti qeveritar për këtë fushë arrin vetëm 500 milionë lekë, shumë larg nga mesatarja e vendeve të BE-së që shpenzojnë rreth 1% të buxhetit të tyre. Ajo theksoi gjithashtu se ky financim i dobët ka ndikuar negativisht në kapacitetet e universiteteve shqiptare për të kryer kërkime cilësore dhe për të tërhequr fonde nga programet e BE-së, siç është “Horizon 2020”.

Tabaku po ashtu u shpreh e shqetësuar për përmendjen e mangët të çështjes së plagjiaturës në projektligj, duke e cilësuar si një problem serioz për cilësinë e kërkimit shkencor në Shqipëri. Ajo kërkoi masa konkrete për krijimin e një databaze kombëtare për monitorimin dhe parandalimin e plagjiaturës në kërkimin shkencor.

Deputetja e PD-së kritikoi gjithashtu qeverinë për politizimin e kërkimit shkencor dhe mungesën e decentralizimit në këtë fushë, duke theksuar nevojën për reforma që e ndajnë kërkimin shkencor nga orientimet politike dhe propagandistike. Sipas saj, projektligji në formën aktuale nuk ofron zgjidhjet e nevojshme për përmirësimin e kërkimit shkencor në vend.

Fjala e zonjës Tabaku:

Ashtu sikurse u përmend, ky projektligj nuk përafron  legjislacionin evropian. Megjithatë kërkimi shkencor është një nga detyrimet kryesore që rrjedh nga Traktati I Bashkimit Europian, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe është pjesë e Planit Kombëtar të Integrimit Europian.

Së pari, e shoh me shqetësim që ne do të kemi ndarjen e granteve nga ministria përsa I përket kërkimit shkencor. Në reformën e arsimit të lartë që vet qeveria miratoi këtu e 10 vite të shkuara po bëhen tashmë, kërkimi shkencor dhe decentralizimi I universiteteve ishte një nga kriteret kryesore.

Qartësisht financimi i dobët nga ana e qeverisë, e cila për kërkimin shkencor shkon në maksimumin e 500 milionë lekëve kur mesatarja e vendeve të BE-së është 1% e të gjithë buxhetit për kërkimin shkencor është një nga arsyet kryesore.  Unë shoh me shqetësim që në këtë projektligj përmendet vetëm 1 herë plagjiatura. Ndërkohë që ne kemi parë raste, një pjesë e madhe e kolegëve, janë vetë pedagogë, por ne kemi par raste të përmendura gjerësisht përsa i përket plagjiaturës. Ndërkohë që edhe në kod, në mos gaboj vetëm neni 32 përmend plagjiaturën, ndërkohë që edhe në Kodin Penal, plagjiatura përmendet si një vepër penale e cila dënohet me gjobë.  Nëqoftëse flasim për cilësi të kërkimit shkencor atëherë duhet të marrim dhe masat që ta pengojmë ndodhjen e plagjiaturës . A do të marri qeveria shqiptare masa për ngritjen e një databaze për të gjithë kërkimet shkencore dhe punimet shkencore.

Është një element tjetër të cilën unë nuk e shoh të reflektuar në ligj.  Unë e vlerësoj shumë largpamësine e koleges Gjonaj që priste që për pandeminë zgjidhja të vinte nga kërkimi shkencor  këtu në Shqipëri, por më vjen keq që realitetit sot është që univeristetet kanë qënë të paafta të bëjnë një kërkim shkencor cilësor, së dyti të tërheqin edhe fonde të BE-së. Në programin “Horizon 2020” Shqipëria ka patur vetëm 5 milionë euro, shifrat janë pak më optimiste ashtu sic e diskutuam dje në 6.2 milionë euro për programin aktual “Horizon” dhe ne kemi diskutuar dhe me zyrën e SASPAC-ut këtu, nuk kemi asnjë koordimin me universitetet për rritjen e kapaciteteve që të përthithin më shumë fonde në këtë drejtim

Mbetet jashtëzakonisht shqetësues fakti i financimit të arsimit, 2.9 përqind e PBB,  kur mesatarja e vendeve të rajonit është 3 përqind dhe 5 përqind të BE-së , zgjidhje të cilat nuk jepen as në këtë projektligj.  Sado proejktligji të përpiqet të japë një kuadër orientues për kërkimin shkencor duhet shoqëruar me buxhetin por njëkohësisht dhe me masa të tjera që lidhen, sic e përmendi dh ekolegu Collaku me heqjen e politizimit nga kërkimi shkencor, me decentralizimin e këtij e këtij funksioni si në të gjithë botën dhe mosdhënien e orientimeve politike dhe tek kërkimi shkencor.

Na mbyti propaganda gjithë ditën ju lutem ta heqim nga kërkimi shkencor, ky projektligj nuk i jep zgjidhje.

Etiketa: ekonomiajorida tabaku
Pas

Tirana Connectivity Forum, Hasani: Mekanizmat e Procesit të Berlinit të integrohen më mirë me ato të BE

Para

“Albin Kurti dëshiron shkatërrimin e popullsisë serbe”, Vuçiç paralajmëron: Do të përgjigjemi me masa serioze

Para
“Albin Kurti dëshiron shkatërrimin e popullsisë serbe”, Vuçiç paralajmëron: Do të përgjigjemi me masa serioze

“Albin Kurti dëshiron shkatërrimin e popullsisë serbe”, Vuçiç paralajmëron: Do të përgjigjemi me masa serioze

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Mallakastër/Socialistët festojnë me fishekzjarrë fitoren e thellë në zgjedhje

Pogradeci mbyll numërimin, Partia Socialiste fiton edhe këtë bashki

VIDEO/Mbyllet me brohorima numërimi në Mallakastër, PS fiton bindshëm me 9,000 vota

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.