Gjatë seancës parlamentare mbi raportin e KQZ deputetja e PD, Jorida Tabaku, mbajti një qëndrim publik në lidhje me votën e diasporës duke i kërkuar Komisionit të Reformës Zgjedhore që të ofrojë mundësinë diasporës për të votuar. Ajo i kujtoi deputetit socialist Gjiknuri që asnjë nga deputetët socialistë nuk morri përsipër votën e diasporës ndërkohë që ishin deputetët demokratë që kërkuan votën e tyre përmes një propozimi ligjor “Kemi mbi dy vite që kemi nisur një debat përsa i përket votës së diasporës. Nëse nuk bie dakord me asnjë fjalë me ato çfarë tha z. Gjiknuri, e vetmja fjalë që biem dakord besoj të gjithë është “që nuk ka asnjë palë të interesuar si opozita përsa i përket votës së diasporës”. Opozita është e interesuara e parë dhe për këtë arsyje në emër të opozitës, nisëm një diskutim edhe me iniciativë të KQZ-së, me grupe të ndryshme të diasporës, me të rinjë që kanë emigruar, por njëkohësisht dhe me aktivistë të cilët sot një propozim në parlament që mbeti jetim. PS-ja nuk mori përsipër ta çontë përpara si iniciativë ligjore” u shpreh Tabaku ndërsa i kujtonte mazhorancës socialiste se nuk kanë pasur dhe nuk kanë qëllim votën e diasporës.
Më pas deputetja e PD evidentoi argumentat nga brenda raportit të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet e vitit 2021.” Nuk është e vërtetë në asnjë rast që ndryshimet e korrikut 2020 janë të çertifikuara. Edhe raporti i OSBE/ ODHIR-it me rekomandimet, që duhet të kishte qënë plani i punës i Komisionit të Reformës Zgjedhore, e thotë në mënyrë të qartë që ndryshimet kanë qënë të njëanëshme. E thotë në mënyrë të qartë që KQZ-ja nuk kishte kohë që t’i zbatonte ndryshimet e Kodit Zgjedhor në zgjedhje sepse deri ditën e fundit në momentin e rregjistrimit nuk ishte përcaktuar fleta e votimit. Deri ditën e fundit ka pasur ndryshime që vijnë si rezultat i vullnetit politik të palëve” evidentoi Tabaku. Më pas ajo argumentoi se si ndryshimet e njëanshme ligjore të mazhorancës përpara zgjedhjeve të 2021 ishin problematike dhe që nuk përfaqësojnë realisht vullnetin politik të shqiptarëve.
“Është fatkeqësi që ne votën e diasporës e trajtojmë si mall politik!” vijoi më tej deputetja demokrate ndërsa solli në pah shifrat e INSTAT dhe se si ato tregojnë domsdoshmërinë e një reforme reale zgjedhore që duhet ta ndërmarrë këto shifra. Në fund të fjalës deputetja Tabaku i kujtoi mazhorancës socialiste se në të vërtett dosjet e Dibrës dhe Durrësit për zgjedhjet e rikthyen pikëpyetjen e madhe edhe në raportet e BE për Shqipërinë. Ajo i kujtoi socialistëve se në degën 3 ku ajo ka qenë në garë në zgjedhjet e 2021 iu desh të përballej ndër të tjera edhe me Mariglen Qaton që sot akuzohet për korrupsion dhe fshehje pasurie.