11:45 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tabaku i përgjigjet Gjiknurit: Po fusin duart në xhepat e shqiptarëve, sa duhen për ”Rrugën e Kombit”

13:06 | 03/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tabaku i përgjigjet Gjiknurit: Po fusin duart në xhepat e shqiptarëve, sa duhen për ”Rrugën e Kombit”

Jorida Tabaku i është përgjigjur sot ministrit Damian Gjiknuri në lidhje me kosoton e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit.

Tabaku ka qenë sot pranë protestuesve tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, duke kërkuar lirimin e të afërmve të tyre që u arrestuan pas protestën në “Rrugën e Kombit” kundër tarifës së vendosur.

Tabaku deklaroi se “Rruga e Kombit” nuk mirëmbahet prej 5 vitesh dhe se kërkon një buxhet minimal prej 10 milionë eurosh në vit. Ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Transportit Damian Gjiknuri se gënjyen sërish shqiptarët ku thanë që mirëmbajtja kërkon një shumë që nuk përballohet nga buxheti.

Deklarata e Tabakut: Fusin duart në xhepat e shqiptarëve me rritjen e taksave, me rritjen e tarifave. Ku kanë shkuar këto. Nuk është ndërtuar asnjë kilometër rrugë i vetëm, nuk është mirëmbajtur asnjë kilometër rrugë i vetëm. Rruga e Kombit ka 5 vite që nuk përmbahet. Kërkon një buxhet minimal.

Kërkon vetëm 10 milionë euro në vit për t’u mirëmbajtur Rruga e Kombit, ndërkohë që këtë gjë nuk e ka bërë qeveria. Sot përsëri gënjyen shqiptarët dhe iu thanë që mirëmbajtja e rrugëve kërkon një shumë jashtëzakonisht të lartë, stratosferike për buxhetin e shqiptarëve. Sot përsëri dhe Rama dhe Gjiknuri gënjyen duke thënë që ky buxhet është i papërballueshëm kështu që duhet ta paguajnë shqiptarët.

Qytetarët e Kukësit dhe shqiptarët kanë kthyer përgjigje që tarifa e “Rrugës së Kombit” është e papërballueshme për ta. Pasi qeveria të kthejë përgjigje se përse bën avokatin e koncesionarit, se përse nuk e përdor taksën e qarkullimit për ndërtim rrugësh dhe mirëmbajtje, atëherë qytetarët janë në të drejtën e tyre për ta refuzuar për ta paguar këtë taksë.

Kjo taksë është antikushtetuse, kjo taksë është antiligjore. Qeveria duhet të mbrojë interesin e qytetarëve jo interesin e koncesionarit. Ka ikur dita që Rama do të vjedhë qytetarët do të vazhdojë të grabisë qytetarët. Qytetarët sot këtu të Tiranës, Kukësit dhe çdo qyteti tjetër janë në mbrojtje të interesit të tyre, janë në mbrojtje të financave të tyre, janë në mbrojtje të ekonomisë së tyre.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: Damian Gjiknurigjiknuri tabaku
Pas

Mosbindja civile, reagon Balla: Basha po mundohet të kapet pas degëve, u bëj thirrje…

Para

Skrapar/ Plagos me armë zjarri ish-kryetarin e fshatit, arrestohet autori (ARSYEJA)

Para
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për rrëmbim personi, arrestohet nga Policia Tiranës 44-vjeçari

Skrapar/ Plagos me armë zjarri ish-kryetarin e fshatit, arrestohet autori (ARSYEJA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjekmarkaj homazh për Kadarenë në Kuvend: T’i ndërtohet një varr monumental dhe t’i organizohet një ceremoni rivarrimi ndërkombëtare

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile : 8 vatra zjarri të shuara, rreziku i lartë në Fier

Goditen dy raste të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, sekuestrohen armë dhe 40 mijë euro

Berisha ngre akuza pas përjashtimit të Petros: Po të ishte i tyre, nuk do e nxirrnin

Tensione në Kuvend mes Nokës dhe Spiropalit

Debat në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit,Dash Sula: Po shkelni rëndë Kushtetutën

Skualifikohen 6 kandidatë në garën për kreun e BKH, mbeten 7 në konkurim

Ambasadori britanik thekson nevojën urgjente për reformimin e ligjit të financimit të partive

Avokati i Popullit, Balla përgjigjet opozitës: Nuk donit të votonit, por ejani të ndërtojmë një proces

Berisha: ‘Hajde ta votojmë dhe ta mbyllim këtë çështje’, Rama refuzon kandidaturën e opozitës për Avokatin e Popullit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.