13:51 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tabaku: Investimet e huaja të jenë transparente, në përputhje me interesat kombëtare

14:19 | 06/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tabaku: Investimet e huaja të jenë transparente, në përputhje me interesat kombëtare

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Uashington DC, ku u diskutua për rëndësinë e shqyrtimit të investimeve të huaja. Në një postim sot në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se ka depozituar në parlament një nismë të rëndësishme që forcon sigurinë ekonomike të Shqipërisë: Ligji i ri për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja.

“Investimet e huaja nuk janë vetëm çështje ekonomike, por edhe strategjike – ato mund të forcojnë demokracinë apo të bëhen mjete të ndikimit të aktorëve keqdashës”, shkruan Tabaku. Tabaku theksoi se “Shqipëria nuk duhet të lejojë që të kthehet në hallkën e dobët të NATO-s në Ballkanin Perëndimor”.

“Ligji propozuar garanton që investimet strategjike në energji, telekomunikacion, infrastrukturë dhe inteligjencë artificiale të jenë transparente dhe në përputhje me interesat kombëtare”, shkruan më tej Tabaku. Tabaku vlerësoi partneritetin me Shtetet e Bashkuara dhe nënvizoi se “partneri ynë kryesor dhe ne mirëpresim më shumë investime amerikane”.

“Ky ligj krijon një mjedis të sigurtë dhe të drejtë për bizneset amerikane, duke forcuar edhe më shumë lidhjet tona strategjike. Bashkë për një të ardhme të sigurt, ekonomike dhe demokratike!”, shkruan deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku.

Pas

Përcillet në banesën e fundit Baba Hekurani, qindra bektashinj marrin pjesë në ceremoninë e varrimit

Para

Santorini nën kërcënimin e tërmeteve, Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në ishull

Para
Santorini nën kërcënimin e tërmeteve, Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në ishull

Santorini nën kërcënimin e tërmeteve, Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në ishull

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hapet kopshti në Gramsh pas rastit të helmimit me salmonelë/ Rikthehen fëmijët që i dolën analizat negative! Stafi ‘pezullon’ shërbimin e drekës

Kosova në prag të zgjedhjeve, Osmani fton në takim partitë për dekretimin e datës

Goditën me sende të forta një 33-vjeçar, procedohen 2 persona në Elbasan

Anëtarësimi në BE, Marta Kos: Shqipëria po ecën më shpejt me realizimin e reformave

Klimë e tensionuar tek serbët, Stojkoviç: Largohem nëse jam unë problemi

Dija nuk njeh moshë/ Maturanti 74-vjeçar nga Kamza i nënshtrohet provimit të Anglishtes

Arrestimi i “kapove” shqiptarë të drogës në Finlandë! Prokurori i SPAK: U sekuestruan 8 automjete, kemi në dorë dokumente me tepër vlerë…

4 shqiptarë drejtonin grupet kriminale trë trafikut të drogës, 2 me origjinë nga Vlora! 2 të tjerët nga Kuçova e Berati! Si kryhej transporti

Pesë të mitur helmohen nga klori në pishinë në Romë, në gjendje të rëndë 9-vjeçari

Goditet rrjeti i trafikut të drogës Shqipëri-Finlandë, SPAK arreston 9 persona, sekuestrohet drogë e automjete

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.