Ka qenë me debate mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ku u prezantua nisma e fundit e qeverisë për një kredi në lidhje me “ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Mjedis i pastër dhe me aftësi ripërtëritëse, Deti Blu””
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka qenë tejet kritike me qeverinë dhe sidomos mungesën e vazhdueshme të Minsitrit të Financave Mete që nuk ka ardhur në asnjë mbledhje të Komisionit të Ekonomisë dhe Fianncave për të raportuar. Fshehjen e Metes nga llogaridhënia dhe transparenca e ironizoi dhe deputetja e PD u shpreh se “Ministri vetëm një herë ka ardhur për buxhetin” ndërkohë që duket se I fshihet komsionit dhe kjo nuk është e logjikshme.
Më tej deputetja demokrate nisi të analizojë edhe kreditë e marra nga qevreia shqiptare që nuk janë aspak funksionale përderisa në një krah qeveria jep me koncesion incenerimin në afera korruptive dhe nga ana tjetër merr kredi me taksat e shqiptarëve për landfill rajonalë.
“Ndërkohë që qeveria shqiptare është duke i angazhuar fondet e saj për projekte të tjera që konsiderohen si mjedis që lidhen me incenerimin e mbejteve; kemi kredi të cilat janë marrë në lidhje me landfillet rajonale që janë diskutuar dhe në këtë Komision. Pra, kemi shumë iniciativa paralele përsa i përket menaxhimit të mbetjeve dhe mbrojtjes së mjedisit. Është krijuar dhe njëkohësisht së fundmi, Agjencia e Ekonomisë së Mbetjeve, e cila do të merret me koordinimin e këtyre iniciativave” u shpreh Tabaku në fjalën e saj.
Një tjetër temë që u cek nga deputetja e PD ishte ajo e raporti të Ministrisë së Financave mbi koncesionet dhe PPP për të cilën Tabaku u shpreh që ndonëse ka kohë që ia kërkon minsitrisë ajo vazhdon të sjellë link që nuk ekzistojnë dhe nuk hapen.
“Kam kërkuar vijimësisht informacione lidhur me rregjistrin e borxhit në Ministrinë e Financave, që kur u bë Konferenca e Donatorëve për Rindërtimin. Sa borxhe janë materializuar për Rindërtimin? Sa kontrata janë lidhur dhe sa borxhe janë marrë? Sa është borxhi që shkon tashmë në sektorin e mjedisit dhe si po koordinohet kjo me asistencat dhe ndihmat e tjera të Qeverisë?” përfundoi Tabaku
Ne e diskutuam dje në Komisionin për Çështjet Europiane dhe unë disa shqetësime që kisha i diskutuam gjerësisht përsa i përket dhe përafrimit. Sot kam dy elementë që lidhen dhe me Ministrinë e Financave dhe nuk e di a kemi sot përfaqësues sepse Drejtori i Përgjithshëm i Borxhit nuk është.
Së pari, dje ngritëm shqetësimin e drejtë që ka një moskoordinim të fondeve përsa i përket çështjeve mjedisore. Kjo është një kredi prej 75 Mln eurosh dhe zv. Ministrja na tha dje që të gjitha nevojat e sektorit të mjedisit në drejtim të përafrimit janë pothuajsë 7 Mld, sepse sigurisht ka nevojë ndoshta dhe për një analizë më të hollësishme, por mesatarisht shkojnë në këtë shumë.
Ndërkohë që qeveria shqiptare është duke i angazhuar fondet e saj për projekte të tjera që konsiderohen si mjedis që lidhen me incenerimin e mbejteve; kemi kredi të cilat janë marrë në lidhje me landfillet rajonale që janë diskutuar dhe në këtë Komision. Pra, kemi shumë iniciativa paralele përsa i përket menaxhimit të mbetjeve dhe mbrojtjes së mjedisit. Është krijuar dhe njëkohësisht së fundmi, Agjencia e Ekonomisë së Mbetjeve, e cila do të merret me koordinimin e këtyre iniciativave.
Doja të dija nga Ministria e Financave: Në regjistrin e borxhit sa borxhe janë identifikuar për sektorin e mjedisit? Sa është totali i të gjithë iniciativave të donatorëve që shkojnë në mbrojtje të mjedisit? Në këtë projekt nga 75 Mln Euro, 58 Mln Euro shkojnë për investime. Ndërkohë që pjesa tjetër shkon në asistencë teknike, në fushata njoftimi-komunikimi për mbrojtjen e mjedisit, që është një normë më e lartë sesa asistenca teknike normale. Dmth këtu 1/3 shkon në drejtim të aspekteve që nuk lidhen me infrastrukturë përsa i përket ujësjellës-kanalizimeve e me rradhë.
Kam kërkuar vijimësisht informacione lidhur me rregjistrin e borxhit në Ministrinë e Financave, që kur u bë Konferenca e Donatorëve për Rindërtimin. Sa borxhe janë materializuar për Rindërtimin? Sa kontrata janë lidhur dhe sa borxhe janë marrë? Sa është borxhi që shkon tashmë në sektorin e mjedisit dhe si po koordinohet kjo me asistencat dhe ndihmat e tjera të Qeverisë?
Z. Kryetar, nuk e mbaj mend se kur ka qënë prezenca e fundit e ministrit të Financave në këtë Komision. I kam kërkuar disa herë ministrit informacione për kontrata koncesionare. Pasi e kam kërkuar në këtë Komision për muaj me rradhë, pas 4 muajsh më ka ardhur përgjigjja nga ministria, nga Sekretari i Përgjithshëm (lidhur me kërkesën time për kontratat koncesionare dhe raportin e monitorimit¬) dhe më ka ardhur një përgjigjje që të drejtohem në këtë faqe interneti por kjo faqe del bosh, e kam provuar shumë herë.
Ministria e Financave nuk ka counterpart tjetër këtu në Parlament përveç këtij Komisioni, duhet të vij të raportojë në këtë Komision. Të vij dhe të japi informacion! Ministri vetëm një herë ka ardhur për buxhetin. Ndërsa për çdo ligj që kalon këtu kemi nivelin më të ulët të përfaqësimit. Kemi nevojë të kemi një komunikim me Ministrinë. Të më sillet mua një raport monitorimi që nuk ka faqe dhe Ministria për çështjen më të rëndësishme së pari monitorimi i borxhit, të mos kthej përgjigjje dhe së dyti monitorimi i kontratave koncesionare të sjelli këtë përgjigjje, për mua është jo serioze. Ka shumë çështje që besoj duhen diskutuar.