06:14 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike, simbol i pushtetit të korruptuar socialist

12:41 | 12/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike, simbol i pushtetit të korruptuar socialist

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka vijuar kritikën e saj të hershme ndaj Ligjit të Investimeve Strategjike, duke e cilësuar atë si një shembull të qartë të korrupsionit dhe mungesës së meritokracisë në qeverisjen socialiste. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Tabaku kujton se ajo e ka kundërshtuar ligjin që në vitin 2015, kur u miratua si një masë e përkohshme, dhe thekson se koha i ka dhënë të drejtë.

” Ligji i Investimeve Strategjike është shembulli më i mirë se si një ligj i përkohshëm kthehet në të përhershëm. Është rasti i vetëm. Fakt është për rekord Guinness, ” shprehet Tabaku, duke denoncuar shtyrjen e përsëritur të ligjit, tashmë plot tetë herë, pa konsultime dhe pa debat parlamentar.

Tabaku veçoi se ligji ka favorizuar një grup të vogël klientësh të afërt me qeverinë, duke dhënë 80% të investimeve strategjike në sektorin e turizmit dhe duke lënë pas dore sektorë të tjerë si energjia elektrike. Ajo theksoi se nga katër për qind e investimeve direkte të huaja që kishte energjia, sot mbetet vetëm një për qind.

” Ky ligj ka shkatërruar tregun dhe sistemin ekonomik, duke dhënë asete publike pa garë dhe duke krijuar një pabarazi të jashtëzakonshme në ekonomi, ” nënvizoi deputetja, duke paralajmëruar për efektet shkatërruese në konkurrencë dhe drejtësi.

 

 

Tabaku theksoi se Ligji i Investimeve Strategjike është kthyer në një mjet për zapton pronat publike, duke dhënë 6.5 milionë metra katrorë me një euro për klientët e qeverisë. Ndërkohë, shtresa e mesme dhe grupet e tjera shoqërore përballen me taksa të larta dhe lëmosha të pamjaftueshme.

Në fund, ajo bëri thirrje për ndryshim të sistemit ekonomik dhe ndalimin e këtij ligji, duke propozuar një kuadër të ri për tërheqjen e investimeve sipas standardeve evropiane. ” Shqipëria ka nevojë për meritokraci, për garë dhe për një sistem që mbështet bizneset e ndershme, ” përfundoi ajo.

Kritika e Tabakut nuk është thjesht një qëndrim opozitar, por një apel për ndryshim rrënjësor në mënyrën se si trajtohen investimet dhe pronat publike në Shqipëri.

Ligji i Investimeve Strategjike: Një Shembull i Pushtetit të Korruptuar Socialist

Ligji i Investimeve Strategjike është shembulli më i mirë se si një ligj i përkohshëm kthehet në të përhershëm. Është rasti i vetëm. Fakt është për rekord Guinness. Një ligj i cili nisi për dy vite, sa të hartohej një kuadër i plotë investimesh, tashmë është shtyrë plot tetë herë dhe është kthyer në një ligj të përhershëm.

Shtyrja e fundit ka ndodhur në dhjetor të vitit të shkuar me një propozim deputeti që do të diskutohet në ditët në vijim. E njëjta gjë ka ndodhur të gjitha herët e mëparshme që është shtyrë, me një procedurë jashtëparlamentare, pa konsultime, pa diskutime. Me një të rënë të lapsit, këto propozojnë që të shtyhet ligji, por njëkohësisht të ndryshohen edhe disa prej kritereve dhe listës së përfituesve, që sigurisht varen nga këto kritere.

Ligji ka dhënë tetëdhjetë përqind të investimeve strategjike në turizëm dhe ka favorizuar oborrin e tij, klientët e tij, oligarkët, të dyshuarit e përhershëm. Ata që marrin tenderë dhe koncesione tashmë janë duke marrë investime strategjike. Vetëm një investitor i huaj ka ardhur në Shqipëri me këtë ligj.

Nga ana tjetër, ligji nisi me qëllimin për të promovuar energjinë elektrike. Por çfarë ndodh sot me këtë sektor? Nga katër për qind e totalit të investimeve direkte që kishte energjia elektrike, sot ka vetëm një për qind. I vetmi sektor që ka pasur rritje në investimet e huaja direkte lidhet me pasuritë e patundshme, që shpesh lidhen me pastrimin e parave.

Ligji i Investimeve Strategjike është kthyer në ligjin kryesor që po zapton pronat publike. Gjashtë pikë pesë milionë metra katrorë janë dhënë me një euro dhe favore fiskale që i jepen klientëve të qeverisë.

Ndërkohë, shtresat e tjera të shoqërisë përballen me lëmosha për pensionistët dhe taksa të rënda për shtresën e mesme, duke krijuar një pabarazi të jashtëzakonshme. Kjo pabarazi buron nga mungesa e konkurrencës dhe një drejtësi që nuk ekziston as në vendosjen e taksave, as në dhënien e koncesioneve, as në investimet e huaja.

Ligji i Investimeve Strategjike ka shkatërruar tregun dhe sistemin ekonomik, duke dhënë favore dhe asete publike pa asnjë garë për personat afër qeverisë, miqtë dhe klientët e Kryeministrit. Ky ligj duhej të kishte ndaluar së ekzistuari shumë kohë më parë.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar ndalimin e efekteve të këtij ligji dhe nisjen e një analize të plotë për një klimë të shëndetshme investimesh, ku të mbështeten si investitorët e huaj, ashtu edhe ata shqiptarë. Shqipëria ka nevojë për një kuadër të plotë sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Ligji i Investimeve Strategjike është shembulli më i mirë i qeverisjes socialiste: mungesë meritokracie, mungesë konkurrencë dhe korrupsion i miratuar me kartona në Kuvend. Ky sistem duhet të ndryshojë. Shqipëria ka nevojë për meritokraci, rregulla loje të qarta dhe një sistem që mbështet bizneset e ndershme.

Mbas njëmbëdhjetë majit, ligje si Ligji i Investimeve Strategjike dhe të tjera që favorizojnë pakicën, do të pushojnë së ekzistuari. Shqipëria meriton një qeveri që punon për shumicën, jo për pakicën.

Pas

Proda merr pjesë në takimin “Një kafe me miqtë” në sallën e rektoratit në Akademinë e Sigurisë: Jemi rritur profesionalisht

Para

“Pranvera e fitores po vjen”- Agron Gjekmarkaj: PD, e vetmja alternativë për shpëtimin e vendit! Kemi nevojë për bashkim dhe front qëndrese! Gati ta shndërrojmë sfidën në mundësi

Para
“Pranvera e fitores po vjen”- Agron Gjekmarkaj: PD, e vetmja alternativë për shpëtimin e vendit! Kemi nevojë për bashkim dhe front qëndrese! Gati ta shndërrojmë sfidën në mundësi

“Pranvera e fitores po vjen”- Agron Gjekmarkaj: PD, e vetmja alternativë për shpëtimin e vendit! Kemi nevojë për bashkim dhe front qëndrese! Gati ta shndërrojmë sfidën në mundësi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.