02:53 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tabaku: Modeli i kalbur ekonomik nuk pasuron shqiptarët…as me 10 mln turistë

16:55 | 03/04/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tabaku: Modeli i kalbur ekonomik nuk pasuron shqiptarët…as me 10 mln turistë

Deputetja e PD Jorida Tabaku në një postim në Facebook ka analizuar raportin e INSTAT në lidhje me rritjen ekonomike të vendit që ishte në 3.38% duke qenë shumë më poshtë se sa pritshmëritë e FMN dhe qeverisë për vitin 2023.

Sipas deputetes demokratë ndonëse Shqipëria u vizitua nga 10 milionë turistë sërishmi shqiptarët nuk janë më të pasur në 2023. Të dhënat e INSTAT, shprehet deputetja e PD, tregojnë që sektori i bujqësisë është me rënie për të 3 vit radhazi. Sektori i Industrisë është gjithashtu me rënie ndërsa i vetmi sektor në rritje është ndërtimi.

Për deputeten demokrate arsyeja përse shqiptarët nuk kanë sot më shumë të ardhura në xhepin e tyre është si pasojë e një sistemi të kalbur të korrupsionit, favoreve ligjore dhe ato fiskale që taksojnë 95% të shqiptarëve me barrën më të madhe mbi shtresën e mesme dhe u japin favore të gjithëfarëllojshme një pakice.

“Kjo reflekton modelin e kalbur ekonomik pa asnjë vizion, pa asnjë drejtim. Këtë modelin ekonomik që sponsorizon ligje në parlament, që i jep favore 5% të qytetarëve, që e shpërndan pasurinë në 5% të qytetarëve dhe nga ana tjetër 95% e qytetarëve që paguajnë taksa, shtresa e mesme e mbitaksuar, 300 mijë femreët që punojnë dhe robtohen gjithë vitin nuk arrijnë të marrin asnjë përfitim” u shpreh Tabaku

“Duhet një model i ri ekonomik dhe një sistem tjetër që nuk promovon korrupsionin, taksimin e pandershëm dhe oligopolet” shprehet Tabaku në fund të mesaazhit të saj.

 

Postimi i plotë i deputetes së PD:

“Shqipëria e 2023 ishte ajo e 10 milionë turistëve. A u reflektua ky numër tuiristësh në ekonomi? Në bizneset e shqiptarëve dhe xhepin e qytetarëve? Përgjigja sigurisht që është jo! Të dhënat e INSTAT të publikuara pak ditë më parë tregojnë që sektori i bujqësisë është me 3% rënie dhe është pothuajse i 3 vit radhazi. Sektori industrisë është me rënie dhe i vetmi sektor me rritje ëhtë ndërtimi pothuajse 10%. Kjo reflekton modelin e kalbur ekonomik pa asnjë vizion, pa asnjë drejtim. Këtë modelin ekonomik që sponsorizon ligje në parlament, që i jep favore 5% të qytetarëve, që e shpërndan pasurinë në 5% të qytetarëve dhe nga ana tjetër 95% e qytetarëve që paguajnë taksa, shtresa e mesme e mbitaksuar, 300 mijë femreët që punojnë dhe robtohen gjithë vitin nuk arrijnë të marrin asnjë përfitim edhe në rastin kur Shqipëria ka një numër të lartë turistësh si 10 milionë. Këtë duhet të ndryshojmë! Këtë model që favorizon pakicën e që dëmton shumicën.”

Pas

Skema e re e subvencione/ Edmond Panariti: Për herë të parë pas 27 vitesh, bujqësia ka kaluar në recesion, kjo është e frikshme

Para

Vlorë/ Plagosi me thikë vëllezërit, në kërkim 33-vjeçari

Para
Vlorë/ Plagosi me thikë vëllezërit, në kërkim 33-vjeçari

Vlorë/ Plagosi me thikë vëllezërit, në kërkim 33-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.