08:06 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tabaku për Progres-Raportin: Parlamenti si kalim me pengesa, ka përkeqësime! PS të marrë parasysh shqetësimet tona, ja pse s’e votuam deklaratën e përbashkët

11:01 | 01/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tabaku për Progres-Raportin: Parlamenti si kalim me pengesa, ka përkeqësime! PS të marrë parasysh shqetësimet tona, ja pse s’e votuam deklaratën e përbashkët

Kryetarja e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, njëkohësisht deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, doli sot në një konferencë për mediat, ku ngriti të gjitha shqetësimet e Progres-Raportit të dorëzuar nga BE për Shqipërinë, por ku dha shpjegime edhe për mosvotimin e deklaratës së përbashkët për asociim-stabilizimin, në takimin e 18-të mes palëve të eurodeputetëve të PE-së dhe partive të mëdha politike në vend.

Një ditë pasi mori progres-raportin nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, Tabaku shpjegoi se opozita është mënjanuar plotësisht nga mazhoranca, kurse shqetësimet e ngritura prej saj dhe për të cilat proteston, janë të përfshira edhe në Progres-Raport.

Ajo sugjeroi që ky raport të lexohej mirë, pasi si BE dhe Opozita janë në një linjë me shqetësimet, por sipas saj, mazhoranca e PS ka rrëzuar në takimin e disa ditëve më parë (29-30 Tetor), 36 amandamente, që sollën edhe mosvotimin e deklaratës së përbashkët.

“Në progresraport renditen të njëjtat shqetësime që kemi prezantuar edhe ne. Situata e përkeqësuar e investimeve, ligjit, problemet e drejtësisë ato ekonomike. Tregu dhe ekonomia e  kapur nga interesa private. Korrupsioni dhe kapja e tregut minon zhvillimet, shqetësime për koncesionet publike për një grup të caktuar. Sulmet ndaj mediave, shpërdorimi burimeve natyrore si energjia, adminuistrata publike që ka pasur përkeqësim dhe regres. Këto që ndodhen në Progres-Raport janë të gjitha elementë që kemi ngritur shqetësimin në kohë dhe kemi protestuar”, tha Tabaku para gazetarëve.

Ajo kërkoi që shqetësimet të merreshin parasysh, pasi “ka nevojë për proces integrimi të shqiptarëve dhe Raporti të lexohet ashtu siç është shkruar”.

E pyetur për raportet me Parlamentin dhe deklaratën e kryeparlamentares Elisa Spiropali se është gati të ulet në tryezë, por jo nëpërmjet dhunës, Tabaku u përgjigj:

‘Spiropali të marrë listën dhe të fillojë me reflektim. Ta nisi nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, a e bën dot mazhoranca, për këtë proteston opozita. Qeveria teknike, a e bën dot mazhoranca? Ka dhe shqetësime të tjera, si ai për zgjedhjet e lira. A protestuam për komisionet hetimore për 6 muaj? Opozita e ka kryer detyrën e saj, por a e kryen qeveria? Parlamenti është bërë si kalim me pengesa. A është Parlament normal ky? Rregullorja e re e Parlamentit është e njëanshme, ne e kemi denoncuar. Ta nisë nga kjo rregullore e njëanshme mazhoranca”.

Shpjegime deputetja dha edhe për çështjen e takimit të 18-të KE-Shqipëri, ku nuk u votua deklarata e përbashkët mes palëve, pasi Opozita refuzoi dhe u kritikua hapur nga eurodeputetët e delegacionit të asociim-stabilizimit, që i tërhoqën vëmendjen se “vota kundër ishte mesazh i gabuar për BE-në”.

“Deklarata e përbashkët nuk u votua, sepse palët ulen e diskutojnë për shqetësimet dhe ne u vumë para një deklarate që kishte vetëm vlerësime dhe kur nuk merren parasysh ato që themi ne ka mospërfshirje. U prezantuan amendamentet nga palët. 36 amenadamente hodhi poshtë PS-ja nga tonat. Por a ka ndonjë shqetësim që ia vlen? Marrim një shembull. Flasim për legjislacionet e ndërhyrjeve të huaja, si ato ruse, ose rasti Deripaska, që mos përsëriten në të ardhmen. Qeveria mori përsipër para BE se do e bënte, por a është bërë? Këtë kemi kërkuar edhe ne. Pa përmendur çështjet e tjera si reforma në drejtësi”, tha Tabaku.

Ajo këmbënguli se mosvotimi i deklaratës së përbashkët erdhi pikërisht nga njëanshmëria e PS në takim.

“Vota kundër 36 herë e mazhorancës ndaj opozitës solli mosdakordësinë e deklaratës së përbashkët, mosvotimin e saj. U pranua vetëm një amendament. Kjo nuk është normale dhe këtu nuk ka gjithëpërfshirje palësh. Raporti i Komisionit del i mirë, i opozitës del i keq, kur shqetësimet e ngritura janë të njëjta. Janë të reflektuara në progres-raport. Kjo e imponon opozitën të përdori të gjitha format e protestës”, u shpreh ajo.

Teksa nuk la pa përmendur edhe përkeqësimin në fushën e lirisë së mediave, ku nënvizoi:

“Fusha e medias është fusha me progresin më të keq në raport. Ka pasur shumë raste dhe përkeqësim, nuk ka miratuar legjislacionin për median. Analizë e plotë për të gjithë ligjin për mediat. Kritike për të dyja palët. Ndikimi që ka politika në media, liria e shprehjes, aksesi politikës në media dhe ne kemi një plan pune që do e konsultojmë edhe me mediat në kohë dhe do e rregullojmë”.

Etiketa: jorida tabaku
Pas

BSH: Sektori bankar ka përmbushur kërkesat shtesë të kapitalit për ndërhyrjen e jashtëzakonshme

Para

Lëshohet alarmi i kuq/ Moti i keq në Spanjë, autoritetet tjetër paralajmërim për banorët: Qëndroni në shtëpi

Para
Lëshohet alarmi i kuq/ Moti i keq në Spanjë, autoritetet tjetër paralajmërim për banorët: Qëndroni në shtëpi

Lëshohet alarmi i kuq/ Moti i keq në Spanjë, autoritetet tjetër paralajmërim për banorët: Qëndroni në shtëpi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.