00:33 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tabaku përpara gjyqtarëve në Gjykatë Kushtetuese: Ky ligj është antikushtetues dhe vendos barën mbi shtresën e mesme dhe dijen

11:38 | 18/06/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Koncesionet dhe tenderat janë përdorur si bankomati personal i pushtetit”, Tabaku “zbulon” skemën: Do u falen pronat shtetërore privatit

Sot zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese seanca për Taksimin e Profesioneve të Lira, një padi depozituar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe më pas u ndoq nga gjashtë padi të tjera ajo e Dhomës së Avokatisë, Institutit të Kontabilistëve të Miratuar, Institutit të Ekspertëve Kontabël, Profesionistëve të Lirë përfaqësuar nga avokati Lulzim Allushaj dhe Shoqatës së Autoshkollave.

Përfaqësuese e Grupit Parlamentar të PD është deputetja Tabaku që u shqoërua me deputeten Koliqi dhe avokatin Marash Logu. Në fjalën e saj hapëse znj Tabaku u shpreh se qeveria nuk ka treguar maturi në vendosjen e politikave fiskale duke krijuar pasiguri në jetën dhe lirinë ekonomike të qytetarëve. “Së pari, politikat fiskale jo të qëndrueshme në raport me tatimpaguesin që bëhen pa asnjë studim apo analizë është pikërisht e kundërta e asaj që ne duam të prodhojmë përsa i përket sigurisë së vetë jetës dhe mirëqënies.” Artikulopi në fjalën e saj hapëse në emër të Grupit Parlamentar të PD që ka depozituar Padinë e parë në Gjykatë Kushtetuese kundër këtij taksimi.

Gjithashtu deputetja demokrate theksoi se ajo e ka të qartë që Gjykata Kushtetuese nuk mundet dot të merret me politkat fiskale që janë atribut i qeverisë dhe parlamentit por këmbënguli që rasti në fjalë është më shumë parimor nëse mundet qeveria të rrezikojë sigurinë juridike, lirinë ekonomike, të prishë konkurrencës dhe në fund barazinë para ligjit të qytetarëve. “Në këtë kuptim, nuk pres që Gjykata Kushtetuese të vendosi nivelin e pagës. Nuk i takon Gjykatës Kushtetuese të marri një atribut të Qeverisë, por njëkohësisht të parlamentit. Në presim që Gjykata Kushtetuese në bazë dhe të vendimit 33, datë 08.06.2016, të shoh se sistemi tatimor është efiçent; a ka qëllim që të pengojë përdorimin e burimeve monetare; a është sistemi tatimor i karakterizuar nga thjeshtësia, qartësia; a është mënyra e konceptimit dhe zbatimit të sistemit tatimor për ta përmirësuar atë dhe duke pasur parasysh që njohja e tij mbështet në një nivel të lartë transparence nga të gjithë palët e interesit? Në këtë mënyrë tatimpaguesit do të jënë të vetdijshëm për tatimin që duhet të paguajnë dhe të sigurojmë që sistemi tatimor nuk reflekton preferenca të caktuara..” u shpreh deputetja e PD, Tabaku, përpara trupës së gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Duke analizuar sjelljen e qeverisë përmes politikave fiskale ajo argumentoi se në fakt kjo taksë rrezikon që të zbrazë edhe më shumë Shqipërinë nga truri pasi vret konkurrencën dhe anatemon dijen edhe përpjekjen për të përmisuar veten por edhe stigmatizon sipërmarrjen sidomos në fushën e profesioneve të lira. “tatimi i trurit i cili godet shtresën e mesme duke krijuar edhe një diskriminim por dhe duke shtuar një efekt boomerang duke krijuar bizneset skema me shpenzime fiktive të cilat do të përpiqen të shmangin këto faturime, do të ketë efekt të kundërt të asajt që ka politika qeveritare.” u shpreh ligjvënësja demokrate ndërsa analizoi se “të bëhesh një auditor ligjor, po marrim më të thjeshtën, duhet 5 vitë shkollim bachelor, master, 3 vite stazh auditues, 6 provime profesionale që kushtojnë dhe duan kohë studimi. Nuk ka asnjë bazë apo plan krahasimi me atë që qeveria thotë për ta krahasuar me bizneset të tjera të ngjashme”

 

Nuk dua të jem më populiste se ç’duhet, u shpreh Jorida Tabaku ndërsa mbylli fjalën e saj përpara gjykatës Kushtetuese, as t’i vendos Gjykatës Kushtetuese një barrë që nuk i takon për ta marrë, por në këtë rast argumentat kushtetues tregojnë që diferencimi për këto dy lloje biznesesh që unë përmenda dhe këto dy lloje tatimesh e ka të qartë mënyrën sesi ka operuar Qeveria për të vendosur këtë tatim, duke diskriminuar ata të vetpunësuar që kanë një barrë shtesë krahasuar me të gjitha llojet e tjera të bizneseve.

Fjala e plotë

E nderuar znj. Kryetare, të nderuar gjyqtarë,

Ashtu siç u përmend, në datë 28.02.2024, 37 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, jo më pak se 1/5 të anëtarëe të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, paraqitën një kërkesë pranë Gjykatës Kushtetuese mbi shfuqizimin e nenit 24/ pika 2 dhe nenit 69/ pika 1/ gërma dh të ligjit 29/2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”. Do të sjell argumentat në aspektin ekonomik dhe z. Logu do të bëj një sqarim pse ne besojmë që ky ligj nuk është në përputhje me Kushtetutën.

Së pari, politikat fiskale jo të qëndrueshme në raport me tatimpaguesin që bëhen pa asnjë studim apo analizë është pikërisht e kundërta e asaj që ne duam të prodhojmë përsa i përket sigurisë së vetë jetës dhe mirëqënies. Politikat e taksave në vite kanë pasur një lëvizje shumë të madhe dhe një fluksacion shumë të lartë. Njëherë 0%, 5%, 6%, 15%, 23%… duke krijuar një paqëndrueshmëri të politikave fiskale që ka cënuar dhe ka krijuar pasiguri mbi jetën dhe profesionin pasi nuk e di se çfarë pret në të ardhmen. Ndërkohë që efekti i kundërt i tyre me një të ardhur minimale në buxhetin e shtetit prej pothuajse 0.45% ka sjellë një cënim të sigurisë juridike duke përkeqësuar gjendjen ekonomike të tatimpaguesit dhe duke rënë ndësh me shtetin e mirëqënies.

Duke pasur parasysh këta elementë, sistemi tatimor i cili përfaqëson një sistem kompleks dhe rregullator luan një rol thelbësor në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të një vendi. Në këtë kuptim, nuk pres që Gjykata Kushtetuese të vendosi nivelin e pagës. Nuk i takon Gjykatës Kushtetuese të marri një atribut të Qeverisë, por njëkohësisht të parlamentit. Në presim që Gjykata Kushtetuese në bazë dhe të vendimit 33, datë 08.06.2016, të shoh se sistemi tatimor është efiçent; a ka qëllim që të pengojë përdorimin e burimeve monetare; a është sistemi tatimor i karakterizuar nga thjeshtësia, qartësia; a është mënyra e konceptimit dhe zbatimit të sistemit tatimor për ta përmirësuar atë dhe duke pasur parasysh që njohja e tij mbështet në një nivel të lartë transparence nga të gjithë palët e interesit? Në këtë mënyrë tatimpaguesit do të jënë të vetdijshëm për tatimin që duhet të paguajnë dhe të sigurojmë që sistemi tatimor nuk reflekton preferenca të caktuara.

Nga ana tjetër, tatimi i trurit i cili godet shtresën e mesme duke krijuar edhe një diskriminim por dhe duke shtuar një efekt boomerang duke krijuar bizneset skema me shpenzime fiktive të cilat do të përpiqen të shmangin këto faturime, do të ketë efekt të kundërt të asajt që ka politika qeveritare.

Është e rëndësishme të shikohet se çfarë ndodh më këto profesione. çdo profesion i lirë është një investim i shtrirë në kohë, që do të thotë më shumë energji, kohë, kosto, shkollim… Që të bëhesh një auditor ligjor, po marrim më të thjeshtën, duhet 5 vitë shkollim bachelor, master, 3 vite stazh auditues, 6 provime profesionale që kushtojnë dhe duan kohë studimi. Nuk ka asnjë bazë apo plan krahasimi me atë që qeveria thotë për ta krahasuar me bizneset të tjera të ngjashme.

Kundërshtimi i ligjit çon dhe në diskriminim. Ligji 9901 rregullon organizimin e biznesit dhe shoqërive tregtare dhe në kategorinë e tregtarit hyjnë të gjithë personat fizikë, pavarësisht aktivitetit të tyre. Si pasojë, profesionistët e lirë janë kategorizuar ndryshe nga të gjithë personat e tjerë fizik të klasifikuar në këtë ligj dhe bien ndesh dhe me ligjin e përgjithshëm, duke e bërë ligjin e tatimeve të prevalojë mbi një ligj i cili rregullon këto profesione.

Elementi i fundit që dua të ngre është koncepti i të vetpunësuarit që sipas ligjit 9901 praktikisht është një biznes dhe koncepti që në këtë rast ngatërrohet me atë të të punësuarit. I vetpunësuari ka një përgjegjësi të pakufizuar kundrejt klientëve, furnitorëve, qiradhënësve… ai paguan çdo taksë dhe tatim vetë duke e mbajtur biznesin e tij deri në përgjegjësi të pakufizuar të dështimit të tij.

Nuk dua të jem më populiste se ç’duhet, as t’i vendos Gjykatës Kushtetuese një barrë që nuk i takon për ta marrë, por në këtë rast argumentat kushtetues tregojnë që diferencimi për këto dy lloje biznesesh që unë përmenda dhe këto dy lloje tatimesh e ka të qartë mënyrën sesi ka operuar Qeveria për të vendosur këtë tatim, duke diskriminuar ata të vetpunësuar që kanë një barrë shtesë krahasuar me të gjitha llojet e tjera të bizneseve.

Pas

Matura Shtetërore 2024/ Del pas 30 minutash teza e provimit të Matematikës

Para

Publikimi i tezës së Matematikës, reagon Ministria e Arsimit: Nuk cënon procesin dhe mbarëvajtjen e provimit të Maturës Shtetërore

Para
Publikimi i tezës së Matematikës, reagon Ministria e Arsimit: Nuk cënon procesin dhe mbarëvajtjen e provimit të Maturës Shtetërore

Publikimi i tezës së Matematikës, reagon Ministria e Arsimit: Nuk cënon procesin dhe mbarëvajtjen e provimit të Maturës Shtetërore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.