14:56 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tabaku: Skema e Ramës për të marrë tokën e teatrit është e vjetër dhe mirëmenduar, ja si u përgatit

14:01 | 12/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tabaku: Skema e Ramës për të marrë tokën e teatrit është e vjetër dhe mirëmenduar, ja si u përgatit

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat thotë se skema mafioze e Ramës për të marrë tokën tek Teatri është e vjetër, e mirëmenduar dhe e vënë në funksionim pas marrjes së Bashkisë nga Erion Veliaj.

Tabaku deklaroi se në vitin 2016 vit kur Fusha u bë pronar, Edi Rama e zhvlerësoi pronën nga 1 milionë e 200 mijë lekë për m2 që ishte në vitin 2012 në më pak se 670 mijë lekë të vjetra për m2.

Në deklaratën e saj ajo u shpreh gjithashtu se ligji i miratuar në parlament i fal Fusha shpk 2100 metra2, pronë e Bashkisë së Tiranës, në kundërshtim me ligjin për qeverisjen vendore.

Deklarata e plotë: 

Prej disa ditësh Partia Demokratike ka vënë në dispozicion të publikut fakte sesi Edi Rama po përdor Fusha shpk si kompani guackë për pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit.

Ne kemi paraqitur me fakte sesi në 4 vjet, Edi Rama i dha Fusha shpk rreth 80 milionë tendera publikë, pasi kjo kompani bëri në të zezë punimet për të shndërruar kryeministrinë në një pallat luksoz për Ramën.

Ne vumë në dukje se Edi Rama nuk ka bërë kurrë publik pazarin me Fusha shpk për shtëpinë luksoze në Surrel, e deklaruar se ka kushtuar 400 mijë euro.

Ne provuam se Fusha shpk duhet të hetohet nga ligji Antimafia për shkak të lidhjeve  të afërta të gjakut me trafikantin ndërkombëtar të drogës, Sulejman Fusha, i cili është vëllai i ish kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha.

Është ky person që deri pak muaj më parë drejtonte prokurorinë e Tiranës dhe që ka mbyllur dosjet penale të Veliajt dhe ministrave Ahmetaj e Gjiknuri. Prej këtij të fundit ka marrë tani koncesionin prej 125 milionë euro të hidrocentralit të Kalivaçit dhe ndërtimin e Bulevardit të Vlorës.

Sot ne po sjellim prova sesi skema mafioze e Edi Ramës për të marrë tokën tek Teatri është e vjetër, e mirëmenduar dhe e vënë në funksionim pas marrjes së Bashkisë nga Erion Veliaj.

Sapo Fusha shpk u bë pronar i një pjese toke pranë zonës së Teatrit, qeveria e Edi Ramës ka përgjysmuar çmimin e vlerës së truallit në Qendrën Historike, në zemër të kryeqytetit.

Në vitin 2016, vit kur Fusha u bë pronar, Edi Rama e zhvlerësoi pronën nga 1 milionë e 200 mijë lekë për m2 që ishte në vitin 2012 në më pak se 670 mijë lekë të vjetra për m2.

Por mafies Rama-Fusha- Veliaj as kjo nuk i mjafton.

Tani kanë nisur të kërcënojnë pronarët e ligjshëm, të cilët nuk duan t’ua shesin pronën me një çmim qesharak një kompanie, prapa të cilës qëndron kryeministri i vendit, i cili llogaritet të fitojë jo më pak se 205 milionë euro nga kullat që ka planifikuar të ndërtojë për pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit.

Plani mafioz i Edi Ramës ka edhe një aspekt tjetër skandaloz!

Ligji i miratuar në parlament i fal Fusha shpk 2100 metra2, pronë e Bashkisë së Tiranës, në kundërshtim me ligjin për qeverisjen vendore.

E vetmja mënyrë që Erion Veliaj t’ia japë këtë pronë është ta tjetërsojë me vendim në Këshillin Bashkiak.

Çdo akt i ndryshëm nga ky çon në burg këdo që merr përsipër të falë pronat e qytetit tek kompania private e kryeministrit, përfshirë edhe vetë kryetarin e bashkisë Erion Veliaj!

Transparenca jonë për këtë akt mafioz do të vazhdojë me këmbëngulje, pavarësisht tendencës së mediave kryesore në vend për të censuruar opozitën!

Partia Demokratike, qytetarët që duan ruajtjen e vlerave kulturore, si pjesë e identitetit tonë europian, qytetarët që duan Tiranën, qytetarët që nuk  pranojnë grabitjen dhe qeverisjen nga mafia nuk do të lejojnë triumfin e së keqes!

(B.H/Faxëeb)

 

Etiketa: jorida tabaku
Pas

Merret në pyetje në Top Channel ‘’pse nuk erdhe te ne?’’, si përgjigjet Blendi Fevziu

Para

”Këtyre njerëzve duhet t’iu rrish te turiri, në të kundërt të marrin çapën e bukës”, Budini dhe Çipi flasin në Fax News

Para
”Këtyre njerëzve duhet t’iu rrish te turiri, në të kundërt të marrin çapën e bukës”, Budini dhe Çipi flasin në Fax News

''Këtyre njerëzve duhet t'iu rrish te turiri, në të kundërt të marrin çapën e bukës", Budini dhe Çipi flasin në Fax News

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska

Vlorë/I vuri zjarrin banesës së hallës për motive të dobëta, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 24-vjeçari Enxo Kalemi

Kukës/ Tentuan të sillnin në Shqipëri makinat e vjedhura në Rusi e Norvegji, përfundojnë në pranga i riu shqiptar dhe një polak

65-vjeçari i vë flakën qëllimisht banesës në Tiranë, lëndohet bashkëshortja

Vriten 40 palestinezë, Izraeli vijon bombardimet në Gazë teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim

Shoferi i droguar përplas automjetin e policisë në Tiranë, dy efektivë përfundojnë në spital

Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Elbasan

Shiste kokainë në dyqanin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Berat

A do të ketë ndryshime në postet drejtuese të PD-së dhe çfarë funksion do të mbajë Salianji pas daljes nga burgu? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Berisha:DHL në Shqipëri, Degë e PS! Celibashi të Dorëzojë Dokumentacionin e Plotë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.