09:36 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tabaku sulmon Ramën: Thikën për të ndarë pushtetin ia ka dhënë partisë

19:37 | 26/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tabaku sulmon Ramën: Thikën për të ndarë pushtetin ia ka dhënë partisë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon kryeministrin Edi Rama lidhur me faktin se ai nuk e ka pasur si synim integrimin e Shqipërisë në BE dhe se ‘thikën’ për të ndarë pushtetin ia ka dhënë PS-së.

Tabaku shkruan se Rama pasi mori pushtetin, nisi ofensivën ndaj administratës publike.

Reagimi i plotë:

Qeveria e sotme në pranverën e vitit 2013 votoi Ligjin e Nëpunësit Civil, iu desh shumë kohë për të bindur kryetarin e djeshëm të opozitës që të votonte një nga kushtet e BE-së, shumëkush nga të majtët mendoi se Rama nuk dëshironte t’i jepte suksesin që i takonte qeverisë Berisha. Por, historia provoi diçka edhe më të hidhur. Kryeministri Rama nuk e ka pasur synim integrimin e vendit në BE dhe për vite me radhë u ka shitur shqiptarëve dokrra hini për përpjekjen e tij mbi integrimin.

E nisi ofensivën e tij ndaj integrimit duke ndryshuar që ditët e para në pushtet ligjin që po vetë kish urdhëruar ta votonin. Vazhdoi sulmet duke shkatërruar administratën publike dhe duke zhdukur memorien institucionale, ngarkoi buxhetin e shtetit me miliona dollarë detyrime karshi nëpunësve që i përzuri nga detyra në mënyrë antiligjore.

Pastaj, kur gjithçka dukej se qe e përfunduar kërkoi tepsinë e plotë të qeverisë për të bërë siç ia do qejfi me administratën dhe integrimin e vendit. Sot, thikën për të ndarë pushtetin ia ka dhënë partise. Punësimet në kundërshtim me ligjin u vërejtën që tek emërimet pa konkurs të sekretarëve të përgjithshëm të ministrive. Sipas ligjit të votuar edhe nga PS, këto pozicione janë niveli më i lartë i administratës publike dhe duhet të ndjekin hapat e përshkruara nga ligji për t’i punësuar. Por ligji nuk ekziston!

Prandaj, ndërsa dëgjoni kryeministrin që të ligjërojë në publik se shqiptarët nuk duhet të kërkojnë punë në shtet, duhet të kini parasysh se ai po ju thotë se “puna në shtet vjen nëse ke teserën e PS-së dhe nëse udhëheqësit e partisë të përzgjedhin për të hyrë”. Për qeverinë, nuk ka rëndësi aftësitë e individit apo dhe meritokracia, qëllimi i qeverisë është ta mbushë administratën me shërbëtorë partie qoftë edhe të nivelit mediokër. Për kryeministrin, kushti i BE-së për një administratë të depolitizuar është një çarje koke, sikundër edhe vetë integrimi në Europë është shndërruar kohët e fundit për të.

Nderkohe qe shpresat e të rinjve dhe qëllimit të një politike mbi 17 vjeçare për të ndërtuar një administratë dinjitoze që jo vetëm të merret me procesin integrues por edhe të hedhë themelet për një shtet edhe pas shumë vitesh; ato kanë marrë goditjen e rëndë. Perpjekja per te zhbere shtetin vazhdon!

(S.SH/Shuplaka)

 
Etiketa: jorida tabaku
Pas

Festuan fitoren e Skënderbeut ndaj Partizanit, pamjet që çuan në pezullimin nga puna të tre gazetarëve të sportit (VIDEO)

Para

“3 kg mish në muaj për një familje, 2 kg miell”, Berisha sjell në kujtesë tallonin e vitit 1989

Para
“3 kg mish në muaj për një familje, 2 kg miell”, Berisha sjell në kujtesë tallonin e vitit 1989

“3 kg mish në muaj për një familje, 2 kg miell”, Berisha sjell në kujtesë tallonin e vitit 1989

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korçë, PD tjetër humbje/ “Madhështorët”, një mandat më pak

Përfundon numërimi në bashkinë e Vlorës, PS 59,43% të votave dhe PD 25,23% të votave

Mbyllet numërimi i votave në Bulqizë, socialistët kryesojnë me mbi 2000 vota

Zgjedhjet! Pezullohet QV në burgun ku votuan Veliaj, Lefter Koka e Ilir Beqaj, dalin 2 vota më tepër se numri i votuesve

Numërohen 95 për qind e kutive të votimit, PS mbi 200 mijë vota para

Mbyllet numërimi në Shkodër, ja si është ndarë vota dhe mandatet

Mbyllet numërimi i votave për kandidatë në Himarë, kush është më i votuari

Mbyllet procesi i votimit në Lushnjë, fiton PS. Ja sa vota mori secili subjekt politik

Partia Demokratike humb një mandat në Tiranë, kush e merr?

Kruja “blu”, e vetmja bashki e qarkut Durrës ku nuk fituan socialistët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.