Situata e rënduar në veri të vendit si pasojë e motit të ftohtë dhe reshjeve të borës ka bërë që ministrat e qeverisë të zbresin në terren për të parë situatën.
Një ditë më parë në Rrugën e Kombit ishte ministri i LSI-së Sokol Dervishaj, ndërsa sot ka qenë ministri i PS-së Saimir Tahiri.
Por ndryshe nga ministri i Transportit, ai i punëve të brendshme duket më sportiv dhe elastik.
Falë edhe peshës së tij trupore më të vogël se ajo e kolegut të LSI-së, Tahiri jo vetëm që ka ndjekur punën nga afër por ka hipur edhe mbi borë-pastruese duke drejtuar drejtuesit e tyre. (A.R/SHUPLAKA)
Discussion about this post