Në 27-vjetorin e Shoqatës Çamëria, në Vlorë, ish-deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri, është shprehur me tone të ashpra për mënyrën si politika shqiptare po trajton problemin çam.
Tahiri tha se çamët janë në të njëjtat kushte si në vitet 1945-1946. Ai u shpreh se çdo padrejtësi ndaj komunitetit çam do të ketë pasoja dhe se pazaret, duke nënkuptuar këtu marrëveshjet e dyshimta me shtetin grek, në kurriz të çamëve, do të përballen me protesta. Tahiri tha se çamët janë tërësisht të papërfaqësuar në të gjithë nivelet e bisedimeve.
Duke dashur të theksojë dallimin mes çamëve të vërtetë sipas tij dhe atyre që ai i quajti “pseudo-çamë”, Tahiri tha se të parët u ngritën kundër rezoluës në vitin 2014, dhe siç u shpreh ai, prej tyre do të nisë riorganizimi për të drejtat e çamëve.
(E.L/Faxweb.al)
Discussion about this post