Ministri i brendshëm Saimir Tahiri i shoqëruar nga Drejtori i policisë së përgjithshme të Policisë Haki Çako kanë qenë të pranishëm sot në Gjirokastër. Qëllimi i këtij takimi është të monitorojnë nga afër procesin e dorëzimit të armëve.
Tahiri vendosi theksin te rëndësia që ka dorëzimi i armëve në mënyrë vullnetare nga ana e qytetarëve.
‘’Që të tre zotërinjtë që dorëzuan armët këtu sot kanë dhënë një mesazh të mirë për gjithë shqiptarët. Armët janë premise më e madhe për të pasur siguri. Armëmbajtja pa leje është një nga faktorët që ndikojnë më shumë në rritjen e krimit. Ne na duhet një Shqipëri pa armë, me libra, kulturë po pa armë’’, është shprehur Tahiri. (E.K/SHUPLAKA)