14:10 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Tahiri e pas tij Rama, a i shpalli sot PS-ja sfidë të hapur LSI-së (DETAJET)

11:22 | 02/04/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Jam në pritje të statusit të kryeministrit kundër gjyqtarëve që dhanë pafajësi…por vetëm Lu ka zemër”

Pak ditë na ndajnë nga finalizimi i koalicioneve për zgjedhjet e qershorit, ndërkohë që ende nuk ka një vendim të qartë sesi do të futen Partitë në zgjedhje. Nga Asambleja e Partisë Socialiste Tahiri dhe më pas Rama i kanë shpallur një sfidë të hapur LSI-së duke i shtuar presionin për një vendim sa më të shpejtë.

Fillimisht ishte Tahiri ai që në fjalën hapëse u shpreh se PS dhe e vetme do ja dalë të fitojë në zgjedhjet e ardhshme.

‘’Ne nuk kemi asnjë aleat më të rëndësishëm se çdo shqiptar. Kush do para, punë, dinjitet, kush do shtet të fortë, drejtësi kush do Shiqpëri më të lirë, Shqipëri më të mirë, ne duam koalicion për shqiptarët dhe jo për korridoret e politikës.

Kemi kryeministrin më të mirë të viteve të fundit, kush nuk e ka kuptuar ta kuptojë mirë. Edhe vetëm do fitojmë, të jenë të gjithë përballë Partia Socialsite do fitojë nga Tropoja në Sarandë. Edhe vetëm Partia Socialsite do fitojë, kemi njerëzit, kemi kryeministrin më të mirë’’, deklaroi Tahiri.

Nga ana tjetër edhe kryeministri Rama në një fjalë të gjatë të tijin nuk ka kaluar pa i dhënë vëmendje partneritetit me LSI-në. Ai u shpreh se ky partneritet nuk varet nga thumbat që i hidhen PS nga përfaqësues të LSI-së.

‘’Ka ndër ne që partneritetin me LSI ne  e përjetojnë si të ezauruar të tjerë që e mendojnë si rraskapittëse. Arsye herë të drejta dhe herë të padrejta. Jashtë nesh e quajnë një marrëveshje për pushtet dhe e ngjyrosur sipas mediave, studiove dhe portaleve.

Kjo nuk matet me fjalë po me sa shumë reforma kemi bërë gjatë kësaj qeverisjeje. Nuk matet me sa pak flet LSI-ja për atë që janë arritur, dhe as me sa qejf i thumbon ministrat tanë të suksesshëm dhe as nuk matet se sa herë mungojnë ministrat e LSI-së në Parlament kur duhet të jenë aty.

Matet me Reformën në Arsim dhe nuk matet me kritikat që bëjën përfaqësues të LSI-së para fushatës. Nuik mund të matet kurrsesi me llafet korridoreve dhe lokaleve dhe as të portaleve’’, deklaroi Rama.

Nuk dihet nëse LSI do të japë një përgjigje të shpejtë për këto deklarata apo do të pres që me ‘qetësi dhe dashuri’ t’i japë PS-së përgjigjen finale. (E.K/SHUPLAKA)

Edi Rama dhe Saimir Tahiri

 

Etiketa: edi ramakoalicionisfida per LSI
Pas

Edi Rama jep arsyet pse duhet të votohet Partia Socialiste më 18 qershor

Para

Milo nga Korça: Palët të ulen e të dialogojnë, s’ka problem nëse zgjedhjet shtyhen për në vjeshtë

Para
Milo nga Korça: Palët të ulen e të dialogojnë, s’ka problem nëse zgjedhjet shtyhen për në vjeshtë

Milo nga Korça: Palët të ulen e të dialogojnë, s'ka problem nëse zgjedhjet shtyhen për në vjeshtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Paqe përmes forcës”, ambasada e SHBA: 5 arsye për të rritur investimet në mbrojtje për aleatët e NATO-s

Hapen aplikimet për mësuesit e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë

Tentoi t’i shiste lëndë narkotike një shtetasi, përfundon në pranga 36-vjeçari në Dibër

Bloomberg: Trump kërkesë shteteve të Ballkanit t’i pranojnë migrantët e dëbuar nga SHBA

“Ky parlament ka mbaruar”, Izraeli drejt zgjedhjeve të parakohshme

Vodhi paratë në kishat e fshatit/ shpallet në kërkim 21 vjeçari

Largohet drejtori i Kadastrës së Vlorës, Erjon Galanxhi qëndroi vetëm tre muaj në detyrë

Dy ditë para ndeshjes me Serbinë, sulmuesi i Shqipërisë dërgohet në spital

KAS merr vendimin, vendos rinumërim të plotë të votave në Tiranë

Incizoi fshehurazi mjetet e Policisë dhe zbuloi identitetin e zyrtarit të AKI-së, dënohet me 5 vite burgim agjenti i BIA-s në Kosovë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.