21:56 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Tahiri: Ekuilibrat e politikës së madhe çekuilibrojnë Shqipërinë

19:02 | 16/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tahiri: Ekuilibrat e politikës së madhe çekuilibrojnë Shqipërinë

Ministri tashmë i shkarkuar i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri deklaroi gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste të Tiranës, se të respektosh njerëzit e thjeshtë është shumë më e vlefshme se sa të respektosh ekuilibrat e politikës së madhe që në ekuilibër mbajnë vetëm veten në pushtet duke çekuilibruar Shqipërinë.

“Sado të mundohem dhe jam mundur jo pak më besoni, nuk arrij dot kurrë të gjej aq fjalë për të falënderuar secilin prej jush. Të punosh ia vlen më shumë se sa të flesh gjithë ditën, të punosh ia vlen më shumë se sa të flasësh gjithë ditën. Të respektosh njerëzit e thjeshtë, ia vlen më shumë se sa të respektosh ekuilibrat e politikës së madhe që në ekuilibër mbajnë vetëm veten në pushtet duke çekuilibruar Shqipërinë, që më treguan mua se sa do e madhe gënjeshtrat, llumi dhe akuzat, sado i madh sulmi nga fronti i së keqes, ne kemi sy, kemi mendje, kemi shpirt, kemi zemër për të parë të vërtetën dhe për të punuar; që më treguan mua se sa më e madhe pengesa, aq më e madhe fuqia për të punuar për Tiranën dhe Shqipërinë” tha Tahiri. 

“Shqipëria kurrë nuk do të kthehet pas. Në kemi kampionin e skuadrës tonë ai është Edi Rama. Kjo eshte skuadra shembullore qe duhet ndjekur. Në duhet të jemi bashkë. Ti japin dorën njëri tjetrit. Ne do të shkojmë ne zgjedhjet e 18 qershorit veçse me fitore” tha ndër të tjera Tahiri .

Tahiri ka zbritur në bazë për zgjedhjet e 18 qershorit duke lënë postin e ministrit të Brendshëm.

Fatmir Xhafaj, Olta Xhaçka, Ogerta Manastirliu dhe Eduard Shalsi janë 4 emrat e rinj të qeverisë. Emrat u bënë publikë nga kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste.

Fatmir Xhafaj ministër i Brendshëm në vend të Saimir Tahirit

Olta Xhaçka ministre e  Çështjeve Sociale në vend të Blendi Klosit

Ogerta Manastirliu ministre e Shëndetësisë në vend të Ilir Beqajt

Eduart Shalsi ministër i Pushtetit Vendor në vend të Bledi Çuçit

Këta ministra u shkarkuan për t’iu përkushtuar fushatës elektorale me kohë të plotë. 

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: partia socialistesaimir tahiri
Pas

Lu: Viti 2017 do të jetë i shkëlqyer për Shqipërinë

Para

Ushtari vajton mbi fëmijën 4-vjeçar të vrarë nga ISIS, fotot prekëse

Para
Ushtari vajton mbi fëmijën 4-vjeçar të vrarë nga ISIS, fotot prekëse

Ushtari vajton mbi fëmijën 4-vjeçar të vrarë nga ISIS, fotot prekëse

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.