I ftuar në ‘Fax News’ juristi Çlirim Gjata ka komentuar aktulaitetin politik ku çështjet më të nxehta janë ajo e Tahirit, i cili është lënë në arrest shtëpie nga gjykata por edhe akuzat e PD-së ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ku sipas kësaj partie ai ka ndihmuar vëllanë e tij, trafikant droge, pë r t’ju shmangur drejtësisë.
Gjata në lidhje me çështjen “Tahiri’ deklaroi se gabimi u bë që në fillim pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij ku Parlamenti ndërhyri dhe e ndaloi katë arrestim duke marrë funksionet e gjykatës.
Sipas tij kjo ishte ajo çfarë nuk kapërdiu faktori ndërkombëtar dhe çoi edhe në dorëheqjen e Tahirit.
“Kjo nuk u kapërdij nga faktori ndërkombëtar, pavarësisht disa burokratëve që venë e vijnë përditë nëpër Shqipëri, pati presion ndaj Ramës se Parlamenti u bë gjykatë. Pastaj u gjet një zgjidhje për Tahirin duke dhënë dorëheqjen, por gabimi u bë që në fillim kur Parlamenti mori funksionin e gjykatës. Maxhoranca i bëri nder vetes duke mbrojtur Tahirin se krijoi precedentin që gjithçka që të vijë nesër nga Prokuroria Speciale, SPAK-u të kalojë në Komisionin e Mandateve.
Tani Prokuroria kërkoi arrest me burg, gjykata dha arrest shtëpie, duket sikur një inskenim për t’ja hedhur Europës por shqiptarët kanë gabur gjithmonë kur kanë menduar se ja hedhin Europës, nëse duan ata të happen negociatat, hapen negociatat”, tha Gjata.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post