03:33 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tahiri humbet toruan, nervozohet nga gazetarja përbri që me qetësi i bën një pyetje (DEBATI ME VIDEO)

13:34 | 13/02/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tahiri humbet toruan, nervozohet nga gazetarja përbri që me qetësi i bën një pyetje (DEBATI ME VIDEO)

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kaluar një situatë aspak të qetë këtë të hënë, kur ka qenë duke inauguruar punimet e komisariatit të ri Nr.6 në Tiranë. Ai ka nisur të flasë për përparimin e Policisë së Shtetit, por menjëherë qetësia e gazetarës përbri e ka nervozuar. Fabiola Hoxha e ka pyetur shumë thjesht: Pse policia nuk ka zbardhur ende grabitjen në Rinas.

 

DEBATI I PLOTË:

Ministri Saimir Tahiri: Ok, faleminderit! Ndoshta ju nuk jeni në dijeni po deri dje komisariati Nr.6 ndoshta ka qenë komisariati i vetëm në Tiranë që ishte jashtë çdo kushti, qoftë për shërbimin ndaj qytetarëve…Nga sot fillojmë punën për komisariatin e ri të Kombinatit….Policia deri dje ishte e braktisur, sot është në qendër të vëmendjes sonë me më shumë infrastrukturë, me më shumë trajnime, me më shumë shkollë…kjo është përplasja midis policisë së djeshme dhe asaj të sotme dhe Shqipërisë së llafeve dhe të punës. Shqipëria e llafeve vazhdon punën e vet dhe më shumë gjasë gjen ndonjë gjë për të na akuzuar ditë për ditë, Shqipëria e punës është kjo. Është ditë e shënuar për banorët e Kombinatit, Vaqarrit, Pezës, Vorës Ndroqit, Kasharit…

Gazetarja Fabiola Hoxha: Z.Tahiri, nëse pranoni pyetje, a do keni ditë të shënuar për zbardhjen e ngjarjeve dhe a keni ju një plan sigurie për të fotografuar sigurinë në rrugë, nisur nga grabitjet. 2 Grabitje të njëpasnjëshme, ndoshta 3, të pazbardhura. Pak ditë më parë thatë që do t’i zbardhim…Po kush ngjarje janë zbardhur?

Ministri Saimir Tahiri: Mua më rezulton që për ju ditë të shënuar janë vetëm atëherë kur ndodhin ngjarjet.

Gazetarja Fabiola Hoxha: Kur zbardhen…

Ministri Saimir Tahiri: Ditë të shënuara për ju nuk janë atëherë kur zbardhen. Bëni zhurmën shumë të madhe atëhere kur ndodhin ngjarjet por nuk kam dëgjuar të falenderoni policinë atëherë kur i zbardh ngjarjet.

Gazetarja Fabiola Hoxha: Cilat ngjarje janë zbardhur?

Ministri Saimir Tahiri: Ne mund të biem dakord që të flas unë dhe ti të pyesësh…

Ministri Saimir Tahiri: Mua më rezulton që policia e shtetit ka zbardhur disa ngjarje, përfshirë dhe grabitje bankash, edhe vjedhje bankash. Dhe më rezulton se po bëhet një punë e shkëlqyer, hetimet po ecin përpara, bëni durim. Ju falenderoj që prisni prej nesh që ngjarjet t’i zgjidhim brenda orësh, apo brenda ditëve. Ky standard është shenjë besimi për ne. Në asnjë vend të botës nuk priten që ngjarjet të zbardhen brenda orës apo brenda ditëve. Gjithsesi ne besimin tuaj e marrim si inkurajimin më të mirë për të. Bëni durim, rezultatet do vinë!

Gazetarja Dorjana Bezat: Sa profesionale ishte puna e policisë kur në vendgjarje kishte një gëzhojë?

Ministri Saimir Tahiri: (Nuk jep përgjigje) Ju faleminderit!

Etiketa: grabitja rinassaimir tahiritahiri
Pas

17 krimet e bandës “Hakmarrja për Drejtësi” që u shpall e pafajshme

Para

Pas hotelit në Itali, një ortek godet resortin francez, 4 të vdekur

Para
Pas hotelit në Itali, një ortek godet resortin francez, 4 të vdekur

Pas hotelit në Itali, një ortek godet resortin francez, 4 të vdekur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.