Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka dhënë edhe një porosi për pasardhësit të tij në detyrë, Fatmir Xhafajt.
Tahiri i ka kërkuar Xhafajt të mbrojë dhe të mbështesi në punën e tyre policinë e shtetit.
“Mbrojini i nderuar ministër, mbështëtini ka burra dhe gra, djem dhe vajza që janë të shkëlqyr që duhet t’u jepet dora dhe mundësia për të punuar. E meritojnë po aq sa e meritojnë doktorët, mësuesit, punonjësit e administratës e kushdo tjetër që sakrifikon realisht për shtetin shqiptar”, tha Tahiri.
(S.SH/Shuplaka)