Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda për të liruar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ambasada amerikane ka reaguar për Fax News.
Në prononcimin e ambasadës amerikane, thuhet se SHBA i qëndron deklaratave të mëparshme.
Ambasada thekson se vendimi i Gjykatës së Apelit duhet të bazohej në prova dhe jo në presione.
“I qëndrojmë deklaratave tona. Vendimi i Gjykatës së Apelit duhet të bazohej në prova dhe jo në presione. Ka patur presion për çështjen Tahiri”-shprehet ambasada amerikane.
Ditën e djeshme, ambasadori amerikan Donald Lu tha se mbi trupën gjykuese që shqyrton çështjen Tahiri ka patur presione.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post