21:39 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Tahiri nga Kamza: Ka parti në Shqipëri që “më jep votën” të të fus në punë

17:24 | 02/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tahiri nga Kamza: Ka parti në Shqipëri që “më jep votën” të të fus në punë

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Saimir Tahiri i shoqëruar nga deputeti Sadri Abazi, dhe Kryetari i ALUIZN-it, Artan Lame ka zhvilluar një takim me të rinj në zonën e Kamzës.

Në këtë takim ministri i Brendshëm nënvizoi se zgjidhja është tek ndërtimi i një shteti funksional. Ai kërkoi veçanërisht nga të rinjtë t’i bashkohen Partisë Socialiste e të hedhin prapa krahëve mbështetjen për parti, që u kanë marrë vetëm votën dhe i kanë gënjyer.

 “Çdo fushatë është bërë zakon që vijnë ju trokasin te dera dhe ju premtojnë që do ju marrin në punë. Ju premtojnë që do ju zgjidhin punë. Ka parti në Shqipëri që jetojnë vetëm me këtë qëllim. Premto dhe gënje se do fusësh në punë dhe se do zgjidhësh punë. Kjo nuk është Shqipëria që duam. Kjo nuk është Shqipëria që ju duhet ju, nuk është Shqipëria që duam ne. Asgjë e mirë nuk mund të ndodhë në këtë vend nëse nuk ndërtojmë shtetin. Asgjë nuk mund të bëhet nëse nuk kemi një shtet që funksionon e që mendon realisht për qytetarët”, tha ministri Tahiri.

Duke vijuar më tej, Tahiri tha se Kamza është një qytet që ka mbetur peng i politikës.

“Ky vend, Kamza përfshirë, kanë vujatur nga Parti politike që i kanë mbajtur peng. Kanë vuajtur nga ndarja që i kanë shtruar në tavolinë qytetarëve: o je me mua, ose je kundër meje. Kanë vuajtur nga historia, jemi bashkë, hajde bëhemi bashkë për votim dhe pastaj shohim e bëjmë. Dhe në fakt prandaj janë akoma problemet këmbëkryq edhe këtu, sepse kanë ardhur, kanë ikur. Janë sot ende në politikë. Kanë gënjyer dhe vazhdojnë gënjejnë, e kjo histori nuk mund të vazhdojë më. Ne më shumë se gjithçka tjetër kemi nevojë për të ndërtuar shtet. ne më shumë se gjithçka tjetër kemi nevojë për forcën e ligjit. Është kjo e vetmja mënyrë për të pasur punësim për secilin prej jush. Është kjo e vetmja mënyrë për të pasur ekonomi për familjet tuaja, për të pasur legalizimet për çdo shtëpi. Është kjo e vetmja mënyrë për të pasur shëndetësi më të mirë, arsim më të mirë. Është e vetmja mënyrë për të pasur një të ardhme më të sigurt për ju. Partia Socialiste ka nisur një rrugë. Ishte rruga më e vështirë. Ne sigurisht mund të bënim atë që kishte bërë gjithkush më përpara. Të mos lëviznim asgjë. Problemet t’i linim aty ku ishin dhe të vazhdonim historinë si të gjitha ata që ishin përpara. Kjo ishte rruga më e lehtë, pa kokëçarje, pa debate, por ishte rruga më e vështirë për qytetarët. Ne zgjodhëm rrugën e reformave. Ne zgjodhëm rrugën më të vështirë. I hymë me themel gjithçkaje që trashëguam në njëzet e kusur vite dhe bashkë me Kryeministrin Edi Rama po çojmë përpara punë, të cilat deri dje nuk janë bërë kurrë. Punë të cilat deri dje askush as nuk i ka menduar, jo më t’i hynte dhe t’i zgjidhte. Por kjo kërkon besimin tuaj”, u shpreh ministri.

Deputeti socialist Sadri Abazi deklaroi se Rilindja do të trokasë edhe në Kamëz, por duhet forca qytetarëve për këtë. 

“Ta lemë Kamzën në dorën tuaj. Ta ndëtojmë Kamzën për ju, ashtu si është ndërtuar Tirana, ashtu si është ndërtuar e gjithë Shqipëria. Rilindja do të trokasë edhe në Kamëz, por duhet forca juaj. Që Shqipëria e Gjeneratës tjetër të jetë në dorën tuaj, që ju ta drejtoni Kamzën, Kamza është Tiranë”, tha Abazi.

Ndësa Artan Lame deklaroi se janë kryer rreth 100 mijë legalizime, ose 6 herë më shumë se në 8 vitet e qeverisë “Berisha”. “Legalizimi është hapi parë për atë pjesë ku duhet të jeni ju pjesëmarrës, pjesën për ta kthyer Kamzën në qytet të mirëfilltë. Legalizimet janë hapi i parë drejt asaj faze. Janë hapi i parë për të pajisur Kamzën dhe të gjithë Shqipërinë, sepse ky është proces në të gjithë vendin me infrastrukturën, me ujësjellësat e të tëra”, u shpreh Lame. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

Etiketa: fushatesajmir tahiri
Pas

Lubonja për 71 mandatet: Varen nga klienti i rradhës që mund të shitet apo të blihet!

Para

Pas rrëfimit të saj, Lori Hoxha tregon se çfarë i tha e ëma (FOTO)

Para
Pas rrëfimit të saj, Lori Hoxha tregon se çfarë i tha e ëma  (FOTO)

Pas rrëfimit të saj, Lori Hoxha tregon se çfarë i tha e ëma (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

“Po dëmton interesat amerikane”, The Hill: Grindje mes Rubio dhe Grenell për politikat e jashtme

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake

‘Kriminel, këtë nuk e ka bërë as Serbi në Kosovë’, shpërthen Kortoçi për aksionin e IMT në Theth

Trafik droge nga Holanda, Gjykata e Brindisit dënon me 48 vite burg tre shqiptarë

Vala e dorëheqjeve vijon në Bashkinë e Gjirokastrës, largohen 7 administratorët e Njësive Administrative

Trump në takimin me Shefin e NATO-s, e thotë sërish: Ndalova luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Zjarr në fshatin Delisuf të Vlorës, digjet një hektar me shkurre, nuk raportohen dëme njerëzore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.