Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u shfaq sot pas një periudhe heshtjeje ku në një konferencë për shtyp, publikoi dokumentet sipas të cilave në Itali është shpallur i pafajshëm për akuzat si i lidhur me bandën Habilaj.
Gjatë konferencës ku sulmoi analistët, studiot televizive, politikanë majtas e djathtas, Tahiri foli me zë të ngjirur, gjë që ka tërhequr vëmendjen e Blendi Fevziut.
Gjatë emisionit “Opinion”, teksa komentoi disa foto të Tahirit, në vende të ndryshme, i tha: S’qenke mirë me zërin, apo e keni nga emocioni apo…?
“Jo s’jam mirë me zërin. Jo se kam nga emocionet”, – tha Tahiri.
(B.B/ Faxweb.al)