Ditën e sotme Apeli i Krimeve të Rënda ka shfuqizuar masën ndaj ish-ministrit të drejtësisë Saimir Tahiri që i ndalonte daljen jashtë vendit. Apeli urdhëroi që ish-ministrit t’i kthehej pasaporta, duke shfuqizuar vendimin e dhënë rreth një muaj më parë nga Gjykata e Krimeve të Rëndë.
Gjatë kohës kur doli nga gjykata, ish-ministri i drejtësisë nën hetim, u ballafaqua me interesin e gazetarëve. Një pyetje që iu drejtua ishte nëse do largohej jashtë vendit me pushime tani që mori pasaportën. Por, Tahiri nuk dha asnjë koment.
“Gëzuar, gëzuar, do të flasë Maksi” ishin fjalët e vetme të ishministrit për mediat, që prisnin një deklaratë të tijën.(M.Q/Faxweb)