00:30 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tahiri mesazh Klement Balilit: Fshihu skutave dhe ferrave, por arrestimit s’i shpëton dot

19:28 | 16/12/2016
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tahiri mesazh Klement Balilit: Fshihu skutave dhe ferrave, por arrestimit s’i shpëton dot

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahir,i ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike për mosarrestimin e Klement Balilit, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”.

Ai shprehet se, selia blu nxjerr llumin e godinës se tyre për te njollosur Policinë e Shtetit.

Sipas tij, është e vërtetë se Balili ende nuk është arrestuar, por kjo nuk do të thotë se mbrohet.

Postimi i plotë i Saimir Tahirit:

“Trimat e Shqup-it vazhduan edhe sot te nxjerrin llumin e godinës se tyre për te njollosur Policinë e Shtetit. Përsëri akuzuan Policinë dhe mua personalisht per mosarrestimin e Klement Balilit. Dua t’ju them sot se ashtu si gjithe llumin e Lazaratit e te droges, te krimit te organizuar e te korrupsionit ne polici e gjetëm nuk e sollëm ne, po e trashëguam nga ju, edhe Klement Balilin nga ju e kemi peshqesh! Dhe ashtu si kemi pastruar jo pak nga llumi qe ju e mblodhët shtresa – shtresa ne tete vjet dhe e shtruat si jorgan pandeshkueshmerie mbi Policinë e Shtetit, ashtu do bëjmë edhe për Klement Balilin. Shpifjet tuaja për shëtitjet e tij neper plazhe e neper Tirane apo fotomontazhet e qytetareve tuaj dixhitale me gjoja Balilin mbi jahte nen mbrojtjen e policisë, nuk na kane penguar po na kane motivuar edhe me shume ne ndjekjen e ketij krimineli ne kërkim.

Eshte e vertete, policia nuk ka arritur ende ta arrestoje dhe operacionet e njëpasnjëshme qe kemi organizuar nuk kane dhëne ende sukses. Por kjo nuk do te thote se ne mbrojme Balilin, sepse kjo eshte njesoj si te thuash qe jo vetem DEA apo CIA po vete qeveria amerikane qe u investua me burime njerezore e materiale te papara ndonjehere, per vite te tera, ne kapjen e Eskobarit, mbronte Eskobarin dhe nuk luftonte per arrestimin e tij! Apo njesoj si te thuash se kapot e mafias neper katundet e Sicilise qe kerkoheshin prej vitesh para se te kapeshin apo te tjerë qe nuk jane kapur akoma, mbroheshin ose mbrohen nga Ministria e Brendshme e Italise! Une e pranoj cdo kritike dhe jam gati te jap llogari per cdo rast mossuksesi te perkohshem sic eshte edhe rasti i Klement Balilit, po refuzoj te degjoj me respekt keto sulme te turpshme ndaj Policise se Shtetit e ndaj meje apo kryeministrit tim personalisht! Keto sulme une thjesht i perbuz! Keto sulme mund te sugjestionojne edhe njerez qe duan ta ndihmojne realisht Policine e Shtetit ne misionin e saj, po jo mua dhe jo publikun shqiptar qe di te dalloje qarte Policine e Shtetit dje me Policine e Shtetit sot.

Luften me krimin e me drogen dje me luften me krimin e me drogen sot. Lidhjet e policise e te paraardhesve te mi ne kete detyre, me krimin e me drogen dje, nga lidhjet e mia me policine e me qytetaret sot. Klement Balili nuk ka asnje shprese t’i shpetoje arrestimit sado te fshihet skutave e ferrave te zones ku ka vendosur t’i beje rezistence forces se ligjit. Eshte i mbaruar dhe fundi i tij do te jete aty ku kane perfunduar shume te tjere perpara tij. Por po ashtu, asnje shprese nuk kane as trimat e Shqup-it qe i tremben vetingut si djalli temjanit dhe as ndonje fjalimxhi me gjuhen e neperkes ne parlament qe i trembet humbjes se sigurte te karriges se deputetit! Keta jane vetem aktoret e nje maskarade te pambarimte kunder Policise se Shtetit dhe pergjigjen do ta marrin ne 18 qershor te vitit qe po vjen bashke me ndeshkimin e tyre me te rende popullor”.

 
 
 
Etiketa: arrestimbaliliPDpoliciatahiri
Pas

Meta pret zyrtarin e lartë amerikan, Bersin: Implementoni Reformën në Drejtësi

Para

Mziu: E shpalla Trump “Qytetar Nderi” që të fitoja vëmendje, gazetarët më kishin harruar

Para
Mziu: E shpalla Trump “Qytetar Nderi” që të fitoja vëmendje, gazetarët më kishin harruar

Mziu: E shpalla Trump "Qytetar Nderi" që të fitoja vëmendje, gazetarët më kishin harruar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.