19:02 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tahiri në pritje të vendimit të Gjykatës, zbulohet ku ndodhet kryeministri Rama

17:01 | 19/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Zëri i Popullit”, i Tahirit sulmon Ramën: Ja çfarë ke deklaruar në 2012-n, sot asgjë nuk është bërë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rinisur senacën për të dhënë vendimin ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

E ndërkohë që ish ministri i besuar i Ramës dhe mjaft i afërt me të, po pret vendimin e Gjykatës, është zbuluar se ku ndodhet kreu i qeverisë.

Kryeministiri Rama ndodhet në Itali, Bari ku po merr pjesë në forumin “Ekonomia blu e Mesdheut” në kuadër të panairit Fiera del Levante.

Rama ka lajmëruar se: Pas pak ne ERTV – Kryeministri Edi Rama ne Itali, Bari, ne forumin “Ekonomia blu e Mesdheut” ne kuader te panairit Fiera del Levante.

Prej orës 9 të mëngjesit ish-ministri i Brendshëm është paraqitur në Gjykatën e Krimenve të Rënda, ndërkohë që nga momenti në moment pritet vendimi ndaj tij.

Saimir Tahiri si gjithmonë përcolli edhe në gjyqin e sotëm mesazhe të koduara, që shigjetonin Fatmir Xhafajn dhe Edi Ramën.

Të parin Tahiri zgjodhi që ta ngacmojë sadopak, kur u shpreh përpara gjykatës se kishte njerëz që nuk mbanin përgjegjësi për vëllezërit e tyre, dhe jo më ai vetë të mbante për kushërinjtë idiot që gjithsecilit prej nesh mund ti rastisnin në fisin e tyre.

‘’Kam 2 vjet që jam nën hetim, unë ministri i brendshëm akuzohem se kam trafikuar drogë. Ska asnjë provë. E vetmja provë është se i kam shitur makinën vëllait të Moisi dhe Florjan Habilaj, që nuk është i përfshirë në asnjë akuzë kriminale.

Edhe sikur të isha vëllai i Habilajve nuk kisha pse të jem fajtor se vëllezërit merren me drogë, sot ka njerëz që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit e tyre”, do të shprehej Tahiri në Gjykatë.

Ndërkohë Tahiri nuk e kurseu as shefin e tij të madh Edi Rama, takimin me të cilin e përdori si një alibi për tu shpëtuar përgjimeve që kanë dalë në dritë nga Prokuroria.

“As unë As Edi Rama nuk jemi shefat e krimit, Rama është shefi i madh në politikë. Na datën 23 Prill për të cilën akuzohem kam qenë në drekë në Dajt me Edi Ramën dhe qeverinë dhe jo me Habilajt. Ja ku janë titujt e gazetave që e kanë publikuar dhe në foto unë me Ramën.

Për mua është jeta ime në këtë proces, për ju është vetëm një proces. Më kanë vënë edhe bomba gjatë punës time. Iki në burg vetë nëse më vërtetohen akuzat”, do të shprehej më tej Tahiri, për të thënë se ai ka qenë një nga më të besuarit e Ramës, dhe gjithçka ka bërë ka qenë dhe në dijeninë e tij.

Mesazhet/ Tahiri kërkon të marrë me vete Xhafajn dhe Ramën?!/ Paralajmërimi për filmime “bombastike”

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: edi ramasaimir tahiri
Pas

E dhimbshme: Momenti kur moderatorja e RTK-së jep lajmin për vdekjen e koleges (VIDEO)

Para

Skandali në Elbasan/ Kur pritet të jepet masa për Denis Himçin. Caktohen gjyqtari dhe prokurori i çështjes

Para
Video-skandali me pedagogun/ Shtrohet me urgjencë në spital Denis Himçi, pëson goditje në zemër

Skandali në Elbasan/ Kur pritet të jepet masa për Denis Himçin. Caktohen gjyqtari dhe prokurori i çështjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.