01:58 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tahiri përgjigje Alibeajt për tonët e drogës: Në 3 vjet dështuan shumë tentativa për dërgimin jashtë

16:34 | 30/11/2016
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit
0
Tahiri përgjigje Alibeajt për tonët e drogës: Në 3 vjet dështuan shumë tentativa për dërgimin jashtë

Reagon Ministria e Punëve të Brendshme pas deklaratave të sotme të Partisë Demokratike artikuluar nga Enkelejd Alibeaj.

”Është një fakt i pamohueshëm që 3 vitet e fundit, niveli i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Policitë e vendeve partnere është në standarde të panjohura më herët.

Është ky bashkëpunim që ka dërguar para drejtësisë dhjetëra trafikantë narkotikësh, ka bërë të dështojnë shumë tentativa për dërgimin e lëndëve narkotike drejt vendeve të huaja, apo të sekuestrohen sasi të konsiderueshme droge.”, thuhet në deklaratën zyrtare të MPB-së.

REAGIMI I PLOTË:

Ministria e Punëve të Brendshme konsideron rezultat, kur kapet drogë duke bashkëpunuar me partnerët. Partia Demokratike konsideron rezultat kur nuk kapet asgjë.

Nëse do gjente kohën për t’u hedhur qoftë edhe një sy deklaratave të partnerëve në fund të çdo operacioni të përbashkët kundër narkotikëve, zyrtari i PD-së do ta kishte më të lehtë të mos dilte në përfundime si këto të sotmet, që rezultatet e përbashkëta kundër trafikimit i numëroi si dobësi e punës së Policisë së Shtetit!

Në fakt këtë PD-ja nuk e ka për herë të parë. Në memorien e çdokujt janë deklaratat e opozitës që për çdo parcelë me kanabis të shkatërruar nga Policia, dilte në konferencë shtypi dhe fliste për lidhjet të strukturave policore me krimin.

Është një fakt i pamohueshëm që 3 vitet e fundit, niveli i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Policitë e vendeve partnere është në standarde të panjohura më herët.

Është ky bashkëpunim që ka dërguar para drejtësisë dhjetëra trafikantë narkotikësh, ka bërë të dështojnë shumë tentativa për dërgimin e lëndëve narkotike drejt vendeve të huaja, apo të sekuestrohen sasi të konsiderueshme droge.

Dhe janë rezultatet kundër paligjshmërisë, krimit të organizuar dhe veçanërisht kundër kultivimit të narkotikëve, që evidentohen si sukses në raportin e fundit të Komisionit Europian.

PD bën mirë të kuptojë se sukses është kur e kap drogën, siç po bëjmë bashkë me partnerët, e jo kur droga kalon pa e kapur njeri. Ndaj lajmi që kapen trafikantë, është lajm i mirë, jo lajm i keq, si ato që kërkon të sajojë PD-ja.

Etiketa: alibeajdeaklarateDrogaKanabisreagimsaimir tahiritahiri
Pas

Vjen përgjigja, Komisioni i Venecias-Gjykatës: Vettingu kushtetues!

Para

Bursa Bujqësore, si do funksionojë rregullimi i çmimeve në Shqipëri

Para
Bursa Bujqësore, si do funksionojë rregullimi i çmimeve në Shqipëri

Bursa Bujqësore, si do funksionojë rregullimi i çmimeve në Shqipëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.