Janë nxehur gjakrat mes ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe gazetari Basir Çollaku.
I ftuar në studion e emisionin “Opinion” Tahiri pasi është pyetur nga Çollaku nëse kishte dijeni se Habilajt dhe Arben Dalipi ishin në përgjim apo jo, është përpjekur të devijojë përgjigjen, çka ka bërë që Çollaku të insistoj dhe ti thotë: “Po përgjigju pyetjes mo burrë i dheut!“.
Pas kësaj ka reaguar Tahiri teksa i kërkon që të ketë kujdes sesi flet me të.
Çolaku: Po nuk je përgjigjur mor burr i dheut.
Tahiri: Me mua korrigjo gjuhën? E para unë s’jam burrë i dheut, për ju jam zoti Tahiri.
Çollaku: Po përgjigju. të thashë zoti Tahiri jo burrë i dheut. Se çfarë je këtë do e tregojë prokuroria për çështjen.
Tahiri: Unë s’jam këtu për të bërë avokatinë time. Atë e bëj një gjyq.
Çollaku: Po përgjigju pyetjes.
(B.B/ Faxweb.al)