Në Gjykatën e Apelit ka përfunduar seanca gjyqësore për çështjen në ngarkim të Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës ndërkohë që pala që mbron këtë të fundit ka kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese.
Mësohet seditën e sotme është marrë vendimi për shtyrjen e seancës për më 13 maj ora 10.30. Preteksti i këtij vendimi konsiston në spjegimin se çështja nuk është emergjente dhe nuk janë bërë lajmërimet e plota. Kërkesa për perjashtimin do të shqyrtohet nga trup tjetër gjykuese
Nëse në seancën e sotme që po zhvillohet në GJKKO ndryshon trupa gjykuese pë Çelën, e njëtja gjë do të ndodh edhe për Tahirin pasi dosja e tyre po hetohet njëkohësisht.
Më herët në Gjykatën e Posaçme të Apelit u hodh dhe shorti, ku janë përcaktuar tre gjykatëset që kanë në dorë dosjen e tyre. Të dy emrat e mësipërm janë dënuar në Shtator me 3.4 vite burg i khyer në shërbim prove.
Shorti ka përzgjedhur që trupa gjykuese të përbëhet nga:
Albana Boksi Kryesuese
Nertina Kosova Anëtare
Nure Dreni Anëtare
Çështja e Tahirit u çua në apel 5 muaj nga dhënia e dënimit me 3 vite e 4 muaj burg, e cila iu konvertua në sërbim prove.
Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Kri me të Rënda u apelua si nga ana e Tahirit, ashtu dhe nga ana e Prokurorisë, e cila kishte kërkuar më shumë vite burg për ish-ministrin e brendshëm të qeverisë Rama.
Vetë Tahiri pretendon pafajësinë, dhe pse jo po përgatit dhe një rikthim në politikë, opsion të cilin nuk e ka mohuar asnjëherë, madje së fundi ka punësuar dhe një kompani lobimi në SHBA, në mënyrë që ti shërbejë për pastrimin e imazhit të tij.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post