Ai ka thënë se disa politikanë shajnë qeverinë dhe sulmojnë vetëm për të dalë në TV sa për të mbledhur ca vota më shumë.
“Politika e televizorit del herë me sharje, herë me llum, por qeverisja e ardhshme përcaktohet këtu, në çdo familje. Në çdo rrugë të Paskuqanit, Babrrusë, në çdo shtëpi. Qeverinë e ardhshme e keni ju në dorë, dhe jo në korridoret e politikës. Duhet të shash qeverinë që të dalësh në lajme, që të bësh lajm, që të mbledhësh ca vota më shumë. Sa më shumë sulmojnë aq më shumë duan të na tërheqin në vorbullën e sherrit, t’i thonë se ‘ja ku jemi të gjithë njësojë, dhe ndaj s’ka rëndësi se ku e çojmë votën’. Sa më shumë sulmojmë ata, aq më shumë me qytetarët duhet të flasim, aq më shumë duhet të bëjmë, aq më fortë duhet të luftojmë të gjithë bashkë. Përgjigja jonë është puna, për çdo sulm, për çdo akuzë, për çdo baltë që hedhin ndaj nesh. Ne jemi të vetëdijshëm që do na gjykojnë për punën, jo për llafet.”, mësohet të ketë thënë Tahiri.
Tahiri u shpreh ndër të tjera se ata duan më shumë gjyqtarët e korruptuar sesa qytetarët e ndershëm. Ai bëri thirrje që qytetarët të votojnë në 18 qershor për alternativen më të mirë që ofron punë dhe paga më të mira.
“Ca duan çadër në pushet, ca duan tavolinë, askush nuk do përgjegjësi për punë. Në 18 qershor ju do vendosni, shqiptarët do vendosin dhe do votojnë. Ne që duam legalizimin e çdo shtëpie, apo ata që duan legalizimin e përjetshëm të pushtetit. Ne që duam një shtet më të fortë apo ata që duan ta vendosin shtetin brenda partisë. Mos harroni kurrë Shqipërinë që morëm 3 vite më parë me njerëz të varfëruar dhe të rrënuar, të pashpresë”, – tha Tahiri.
(M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post