Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe homologu I tij austriak Ëolfgang Sobotka kanë dalë në një konferencë të përbashshkët shtypi që po zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Brendshme.
Nga ana e tij, ministri austriak shprehu gadishmërinë e vendit të tij në mbështetje të luftës kundër trafikut të lëndeve narkotike. Ai vlerësoi hapat e ndërmarra deri tani nga Shqipëria në luftimin e terrorizmit, duke i cilësuar si mbreslënëse këto hapa të ndërmarra deri tani.
“Shqipëria është për ne një partner i rëndësishëm në Ballkan, një partner strategjik dhe operativ, – tha Sobotka. – Shqipëria në rrugën e saj drejt BE-së ndodhet në një pike kyçe ku prêt anëtarësimin dhe para ardhjes këtu u takova me komisionerin Hanh dhe diskutuam se viti 2017 mbetet një vit i rëndësishëm për sfidat që e presin.”, u shpreh më tej ministri austriak.
Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, bëri me dije se në qendër të diskutimeve dy palëshe ishte dhe mundësia e krijimit të një instance të përbashkët për gjurmimin e personave në kërkim, çka përbën rëndësi për luftimin e trafikut të drogës.
“Kemi bërë e po bëjmë në luftën kundër drogës. Qeveria do të vazhdojë të bëjë akoma më shumë për një Shqipëri të denjë në luftën kundër kriminalitetit, drogës. E mbështeta pa asnjë rezervë propozimin e kolegut lidhur me personat që janë në kërkim. Jam shumë i bindur se ky grup pune që do fokusohet në personat në kërkim do japë efektet e menjëhershme në luftën kundër kriminalitetit dhe luftën kundër drogës.”, u shpreh ndër të tjera Tahiri.
I pyetur nga gazetarja austriake lidhur me qëndrimin e Shqipërisë përballë krizës emigratore, se si kjo e fundit do të reagonte nëse vendoste të priste refugjatë, Saimir Tahiri u përgjigj:
“Kemi një plan emergjence si përgjigje ndaj këtyre situatave. Është një nga ato situata që ka treguar se bashkëpunimi mes nesh është i vonuar. Ne kemi marrë masa për prekjen paraprake të situatave emergjente. Veçanërisht sa i përket identifikimit, marrjes të kontrollit të të dhënave dhe shkëmbimit të tyre.” (XH.A/SHUPLAKA)