Për grabitjen e 3.2 milionë eurove Ministri i Brenshëm Sajmir Tahiri ka filluar një takim urgjent tek Drejtoria e Policisë së Tiranës me strukturat e saj. Ai është takaur me Haki Çakon dhe Edvin Hodajn. Sipas burimive paraprake Tahiri ka kërkuar informacion për aksionin e sotëm të policisë në zonën e Vorës dhe Prezës.
Nga policia janë kapur 4 autorët e dyshuar për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në Rinas, pas aksionit të FNSH-së në Vorë. Mësohet se dy të dyshuar janë ndaluar pranë një kompleksi pallatesh në Vorë, dhe dy të tjerë janë ndaluar në Prezë. Që prej paradites së sotme forca të shumta policie kanë nisur kontrollet nga toka dhe ajri në zonën e Vorës dhe Prezës. Vijon.. (J.V/Shuplaka)