Ministri Saimir Tahiri vazhdon takimet e tij në Durrës. Sot ai ka marrë pjesë në një takim me përfaqësues të pushtetit vendor në ambientet e universitetit të Durrësit ‘Aleksandër Moisiu’, ku ka shpjeguar procesin e regjistrimit të popullsisë, që sipas tij është i rëndësishëm për të ndërtuar Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër. Tahiri tha se pushtetarët duhet të japin llogari për çfarë bëjnë, jo për çfarë flasin.
“Shqipëria e llafeve ka nevojë për injorancë dhe errësirë që të mbijetojë, por ne nuk pajtohemi me ketë. Procesi i popullimit është i domosdoshëm për të ndërtuar Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër. Duam një Shqipëri ku pushtetarët japin llogari për çfarë bëjnë, jo çfarë flasin.
Lutje për gjithë qytetaret, të deklarojnë adresën permanente, pasi nëse nuk e deklarojnë do ta beje shteti me penalitet. Jemi të vendosur për të nxjerre pjesën e Shqipërisë që është në errësire, në dritë. Nuk duhet të ketë me qytetare që nuk votojnë se nuk kanë emrin ne listën e votimit. Nuk do pranojmë asnjë pengesë për të bërë Shqipërinë që duhet”- tha Tahiri.