Tajfuni më i fuqishëm i vitit “Hagibis” ka nisur në anën lindore të Japonisë, duke u spostuar së fundmi në qendër të vendit.
Deri më tani raportohet se së paku 19 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Shtatë milionë njerëz janë evakuuar dhe 16 rezultojnë ende të humbur pas stuhisë me shpejtësi 140km/orë që goditi vendin këtë të shtunë.
Shpejtësia e Hagibis- it pritet të shkojë deri në 215 km/h. Operatori i Energjisë Elektrike njofton se 376,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe 14,00 pa ujë.