22:05 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Takaj flet për trajnerin dhe merkaton: Daja ishte zgjedhja më e mirë, nuk e donim Bonifejs

14:59 | 04/01/2017
në Sport
0
Takaj akuza ndaj gjyqtarit Jemini: Penalltia ishte e qëllimshme

ardian-takajPresidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka folur në konferencën e sotme rreth zgjedhjes së trajnerit të ri, Ilir Daja, për merkaton dhe “ëndrrën e pamundur” Kaçë.

Ndër të tjera kreu i klubit korçar komentoi dhe transferimin e sulmuesit Bonifejs te Partizani.

Pse zgjodha Dajën?

“Për mua është hera e parë që ndryshoj trajnerin në mes të sezonit, por duke parë ecurinë e dy fazave të para, që nuk kanë qenë pozitive për Skënderbeun, morëm vendimin për ndryshim. Vëtë pretendimet dhe objektivi jonë janë gjithmonë titulli kampion. Kemi pasur shumë mundësi të tjera për të zgjedhur, por bëmë zgjedhjen që e konsiderojmë më të mirën për vazhdimësinë dhe kjo zgjedhje është Ilir Daja.”

Agostineli

“E kam përsëritur edhe herë të tjera se nuk ka qenë vetëm trajneri problemi në periudhën e rezultateve negative, pasi edhe skuadra ka patur fajin e saj. I dhamë edhe një mundësi trajnerit dhe ai nuk arriti ta çonte ekipin në ato nivele që kërkonim, ndaj e pamë të arsyeshme të bënim ndryshimin. Përzgjodhëm një trajner me një eksperiencë shuëm të mirë në kampionatin shqiptar, siç është Ilir Daja dhe ndihmës i tij do të jetë Ard Mema.”

Merkato/ Ekipi ka nevojë për ndryshim

“Nuk diskutohet që ka plane për merkaton. Edhe po të kishim patur rezultate të mira prap do të bënim merkato. Jo vetëm ne, por të gjithë kanë nevojë për merkato. Ekipi ka nevojë për ndryshim. Kemi një listë të madhe me lojtarë dhe po i shohim. Edhe trajneri po i sheh sepse ka katër ditë që merret me këtë punë, pra me përzgjedhjen e lojtarëve që na duhen.”

“Ëndrra” Kaçe

“Kaçe nuk është diskutuar te Skënderbeu. Ai i përket PAOK-ut. Dëshira jonë është shumë e madhe për ta marrë, por gjërat e pamundura mbeten të tilla.”

Bonifejs

“Bonifejs ishte i Skënderbeut, por ne menduam se nuk është i nevojshëm dhe e lamë të lirë. Nuk është se fitoi duelin Partizani, e lamë ne të lirë sepse ai ishte lojtari ynë. Për menyrën se si luajmë ne e menduam kështu. Do të tregojë koha nëse ishte një zgjedhje e gabuar apo e mirë.”

 

Etiketa: ardian takajbonifejsilir dajamerkatopresidentiskenderbeutrajneri
Pas

E pazakonshmja, avioni nis fluturimin në 2017 dhe e përfundon në 2016 (FOTO)

Para

Shkarkohet nga detyra polici që mori rryshfet, pritet arrestimi. Gazetari e filmoi fshehurazi (NGJARJA)

Para
Shkarkohet nga detyra polici që mori rryshfet, pritet arrestimi. Gazetari e filmoi fshehurazi (NGJARJA)

Shkarkohet nga detyra polici që mori rryshfet, pritet arrestimi. Gazetari e filmoi fshehurazi (NGJARJA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

Shefi i NATO-s kërkesë Indisë, Kinës dhe Brazilit: Telefononi Putinin për të kërkuar bisedime paqeje me Ukrainën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.