19:25 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Takaj: Për një mur u dogjëm, pres tifoz nga e gjithë Shqipëria

08:58 | 01/08/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Takaj: Për një mur u dogjëm, pres tifoz nga e gjithë Shqipëria

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, prêt një ndeshje të madhe në “Elbasan Arena” nga ekipi i tij i Skënderbeut kundër Mllada Boleslav.

“Së pari, më duhet të pranoj se ka qenë një ndeshje e vështirë, pasi në këtë fazë ku jemi tani nuk ka kundërshtarë të lehtë. Sigurisht që humbja mbetet e tillë, por goli i shënuar në fushë kundërshtare na jep shumë shpresë. Të gjithë e dimë se sa peshon një gol në transfertë dhe për këtë duhet të bëjmë maksimumin që ta shfrytëzojmë në të mirën tonë. Jam i bindur që ekipi do të bëjë një ndeshje të madhe në Elbasan”, tha ai.

Nga ana tjetër ai shpreh keqardhje që UEFA e penalizoi Skënderbeun duke e detyruar të luajë jashtë fushës së vet për shkak se e cilësoi të pa përshtatshëm murin rrethues të stadiumit.

“Të them të drejtën, fusha jonë është e përshtatshme për të luajtur edhe këtë tur në Ligën e Europës. Gjithsesi, atë e vendos UEFA dhe jo ne si klub. Sipas UEFA-s, janë një sërë kushtesh që nuk përmbushen, duke filluar nga muri rrethues i stadiumit, dhomat e brendshme të impiantit, por edhe salla e konferencave për shtyp”, tha Takaj.

Në  një prononcim për “Panorama Sport” ai tha se prêt tifozë nga e gjithë Shqipëria në Elbasan në mbështetje të Skënderbeut, ndërsa kujtoi se nga Korça do të ketë autobuzë falas për tifozët.

“Sigurisht që nuk do të ishte e njëjta gjë nëse do të luanim në Korçë. Të gjithë e pamë atmosferën e krijuar me Kairatin dhe e dimë se sa ndihmesë janë tifozët për ekipin. Gjithsesi, besoj që edhe në Elbasan do të kemi mbështetje të madhe. Tifozët e Skënderbeut jam i bindur që do të ndihmojnë ekipin siç kanë bërë çdo herë, madje tani edhe më shumë. Por, pres të ketë tifozë nga të gjitha qytetet”, tha ai.

Skënderbeu do të luajë përballë Mllada Boleslav më 3 gusht në Elbasan, ndeshje e vlefshme për Europa League. Përballja e parë ka përfunduar 2-1 në favor të Mllada Boleslav. (B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: ardian takaj
Pas

ME FOTO, viktima dhe autori i dyshuar i konfliktit te “Dinamo”, si u gjend i vetëm në mes të sherrit 22-vjeçari

Para

Drogë në lokalin e striptizmit në Velipojë. 3 të arrestuar, procedohen dhe pronarët për punësim të paligjshëm

Para
Drogë në lokalin e striptizmit në Velipojë. 3 të arrestuar, procedohen dhe pronarët për punësim të paligjshëm

Drogë në lokalin e striptizmit në Velipojë. 3 të arrestuar, procedohen dhe pronarët për punësim të paligjshëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

​Kurti dhe Vuçiç përballen të martën në Shkup

Përplasje mes Gjykatës së Lartë italiane dhe Qeverisë Meloni: Kritika të forta për dekretin e sigurisë dhe marrëveshjen me Shqipërinë

Ish-numri dy i kryeministrit spanjoll arrestohet për korrupsion, partia në pushtet në krizë, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, të paktën 20 viktima

Moska regjistron 30 qershorin më të ftohtë në histori, thyhet rekordi nga viti 1962

Inaugurohet selia e re e Ambasadës së Shqipërisë në Vatikan

Presidenti Begaj në Konferencën Ndërkombëtare të OKB-së për Financimin e Zhvillimit: Shqipëria mbështet një sistem financiar global më gjithëpërfshirës

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimeve me zgjedhje

Kosovë/ Mbi 50 organizata të shoqërisë civile u bëjnë thirrje partive ta zhbllokojnë ngërçin në Kuvend

I nxehti përvëlues përfshin Evropën, alarme në Francë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.