Gjatë takimit në zyrën e tij me drejtorët e Hipotekave, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot një valë shkarkimesh.
“Nga i pari tek i fundit duhet të jepni dorëheqjen, të gjithë pa dallim, sepse të kesh 288 kërkesa pa përgjigje nga 246 që ka zyra, unë nuk e di se çfarë duhet më.”, tha Rama.
Këtë kryeministri e cilëson si hapin e parë për reformën rrënjësore në Hipoteka.
“Dorëheqja e të gjithë regjistruesve pa dallim përkatësish partiake dhe shpallja e kërkesës publike për kandidatë, për pozicionin e regjistruesit në çdo bashki, është hapi fillestar i reformës rrënjësore në Hipoteka.
Hapi tjetër, me krijimin e qeverisë së re, do të jetë ngritja e Agjencisë Kombëtare të Titujve të Pronësisë dhe synimi është që më herët se sa vonë, brenda këtij mandati, çertifikata e pronës të mundësohet automatikisht nga regjistri kombëtar digjital i pronës – jo më për javë, muaj e vite, po në pak minuta.”, ka deklaruar Rama.
Sakaq ai është shprehur se drejtorët e hipotekave e kanë gënjyer me raportet që i kanë dërguar zyrës së tij.
“Ju keni përpiluar raporte fiktive. Sipas jush del që keni vetëm 5126 leje të patrajtuara, ndërkohë që shifra reale është pesë-fish më e lartë”, u tha Rama. (D.D/Shuplaka)