Kryetarja e Kuvendit Elisa Sapiropali, në fjalën e saj ka vlerësuar punën e bërë në mandatin e fundit, ndërsa u shpreh se PS është një parti për ndryshimin e Shqipërisë.
“Në këtë legjislaturë është bërë punë fantastike. Jeni në listën e PS, as të hapur as në të mbyllur sepse kjo nuk ka rëndësi. Kontributi do të vlerësohet nga qytetarët.
Jam shumë shpresëplotë për të rinjtë, ata që kanë kontribute por edhe për ata që kanë kuptuar që PS nuk është qëllim, por mjet për të arritur qëllime të larta, për ndryshimin e Shqipërisë.
Shpresojmë që brenda dy viteve të ardhshme të përmbyllim procesin e integrimit në BE.
Kamza ka rilindur, ajo që më parë ishte një bastion i PD, por që nuk morën asgjë nga bashkia që e votonin.
Në bashkinë e Kavajës dua të përmend atë që nuk ka nevojë për prezantim, Pandeli Majkon ndërsa nuk dua të lë pa përmendur edhe të rinjtë që janë lindur e rritur në atë zonë
Kemi sfidën për t’i dhënë PS mandatin e 4 për të çuar Shqipërinë në BE. Nuk mund ta lëmë Shëqipërinë në dorë të tyre që as partinë e tyre nuk e trajtuar me dinjitet por iu sulën njëri tjetrit me qysqi dhe armë të ftohta në seli”, tha ajo.