Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka refuzuar ftesën e Presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Partitë e shumicës parlamentare si duket do t’i thonë “Jo” takimit me presidentin që mbrëmjen e djeshme kërkoi që “të ulen gjakrat dhe liderët e partive të ulen në tavolinë për tejkalimin e krizës”.
“Jo nuk do të marrë pjesë. Tani është i lënduar, por edhe nëse do të ishte në gjendje të mirë nuk do të merrte pjesë”, janë shprehur burime partiake të LSDM-së.
Ky refuzim vjen pas ftesës së presidentit maqedonas ndaj partive politike. Trazirat përfshinë ditën e djeshme kuvendin maqedonas, ku 102 persona u lënduan si pasojë e sulmeve në seancën plenare për zgjedhjen e kreut të Kuvendit të Maqedonisë.
(XH.A/SHUPLAKA)