Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me ambasadorine Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu. Ambasadori amerikan ka mbërritur pak minuta më parë në ambientet e Kryeministrisë për takimin kokë më kokë me kreun e Qeverisë.
Mendohet se në qendër të bisedimeve të jenë negociatat e dështuara për krizën politike të partive pasditen e djeshme në prani të negociatorëve të huaj, McAllister dhe Fleckeinstein.
Ky takim është i dyti për kryeministrin, i cili mëngjësin e sotëm iu drejtua Kryesisë së Kuvendit për t’u takuar me kryeparlamentarin Ilir Meta. Deri tani nuk ka pasur asnjë deklaratë për mediat nga palët mbi takimin e beftë të tyre.
(XH.A/SHUPLAKA)