Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako i ftuar në “Opinion” ka folur për herë të parë për lidhjen e tij me grupin “Avdylaj”. Dako tha se ka takuar çdo qytetar të qarkut të Durrësit, përfshirë ata me precedentë penalë.
Kryebashkiaku i Durrësit ka folur edhe për përgjimet që qarkullojnë në media kohë e fundit. Dako tha , ai tha se nuk i ka parë fare përgjimet dhe se takon çdo person të mundshëm për të siguruar vota për PS-në.
“Unë jam njeri i zgjedhur me votë dhe për të marrrë votën më duhet të komunkoj me çdo qytetar të Durrësit. Ku ka familje me të njëjtin mbiemër kontaktoj çdo njeri që është i famshmë dhe marr ndihmën e tij për zgjedhjet. Dhe për të gjithë personat marr kontakte me të gjitha personat e familjeve. Vangjush Dako flet me të gjithë qytetarët e Durrësit.
Unë kur i kërkoj votën nuk i kërkoj dëshmitë e penalitetit. Nuk i kam parë fare përgjimet dhe nuk e di si janë. Nuk kam bërë asnjë Pazar votash. Unë i takoj të gjithë. Është një numër i madh votuesish ndaj shkoj i takoj. Jam përgjegjës politik për zgjedhjet në qarkun e Durrësit dhe mbaj përgjegjësi,“ u shpreh Dako.
(J.D/Faxweb.al)