11:33 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Takimet elektorale në Kisha, Mitropolia: Mos i përdorni për mitingje. Përgjigjit Bufi: Ishte thjeshtë një intervistë

22:40 | 23/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Takimet elektorale në Kisha, Mitropolia: Mos i përdorni për mitingje. Përgjigjit Bufi: Ishte thjeshtë një intervistë

Pas Kishës Orthodokse Shën Theodhori në Vlorë ka reaguar edhe Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit e cila ka kërkuar nga politika që mos përdorin Kishat dhe Tempujt për deklarata apo fushata politike.

Reagimi vjen pas intervistës së kryetares së bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, dhënë për ERTV në ambientet e kishës së Shën Kollit në Kurjan por edhe pas takimit të kandidatit të Tepelenës për Bashkinë, Tërmet Peçit brenda ambienteve të një kishe.

“Duke marrë shkas nga një emision i dhënë në ERTV, dhe nga qarkullimi i këtij emisioni në rrjetet sociale, ku një kandidate për Kryetare Bashkie jep një intervistë në ambientet e një Kishe, pa dijeninë dhe lejen tonë, kërkojmë nga pushteti politik dhe vendor, si edhe nga të gjitha forcat politike, shoqata apo individë, që të mos përdorin Kishat dhe Tempujt e Shenjtë për deklarata, mbledhje apo mitingje politike”, thuhet në deklaratën e Mitropolisë së Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit.

Sipas Mitropolisë, përdorimi i tyre për motive të tilla përbën së pari një sakrilegj ndaj vendeve të Shenjta dhe fyerje të ndjenjave të besimtarëve, pasi ato janë vend lutje dhe adhurimi.

Po ashtu përbën shkelje të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” (Ligji nr. 10 057 Date 22.01.2009). Pikërisht, neni 21 dhe 23 i këtij ligji ndalon ndërhyrjen dhe përdorimin e objekteve fetare nga autoritetet shtetërore, me përjashtim të urdhrit ekzekutiv, pasi është marrë pëlqimi nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.

Ndërkohë lidhur me këtë deklaratë, ka reaguar edhe kandidatja e PS-së për bashkinë e Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila shprehet se Kisha e Shën Kollit është një objekt monument kulturedhe nuk ushtrohet aktivitet fetar.

‘”isha e Shën Kollit është objekt i Ministrisë së Kulturës. Nuk bëra fushatë politike, por thjeshtë dhashë një intervistë. Nëse në këtë kishë do të ushtrohej aktivitet fetar jam dakord, por ai është thjeshtë një objekt monument kulture”, ka thënë Bufi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: MAJLINDA BUFIMitropolia e Shenjtë
Pas

Dekreti i Presidentit/ Reagon ish-kreu i KQZ: Kolegji Zgjedhor nuk ka tagër për ta shqyrtuar

Para

“Rikthim te Milan ëndërr apo realitet?”, ja përgjigja e yllit të futbollit Thiago Silva

Para
“Rikthim te Milan ëndërr apo realitet?”, ja përgjigja e yllit të futbollit Thiago Silva

“Rikthim te Milan ëndërr apo realitet?", ja përgjigja e yllit të futbollit Thiago Silva

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit që transportonte drogën dhe 4 punonjës policie

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh falënderimi

Koçiu: Rikonstruktohen 4 qendra shëndetësore në Durrës, shërbime për 6 mijë qytetarë

“Bread&Heart” Festival, Rama: Format unikal bashkëpunimi mbi sfidat e ndërtimit në Shqipëri

Kryetarët e Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

Arsimi për fëmijët, si të përfitoni zbritjet pas deklarimit të të ardhurave! Shembuj konkret, dokumentacioni që ju nevojitet

Pas ndeshjes, policia shqiptare shoqëron në Rinas skuadrën serbe. Nuk u shënua asnjë incident

Media britanike ‘Times’: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

Stuhi të fuqishme godasin Poloninë! Dëme të mëdha dhe mijëra banesa mbesin pa energji elektrike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.