Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshkruar takimet e tij në Greqi dhe Itali si të mbushur me energji dhe optimizëm. Gjatë këtyre vizitave, ai theksoi se udhëtimi në diasporë ishte një udhëtim për të prekur sakrificat dhe vuajtjet e shqiptarëve jashtë atdheut, por gjithashtu edhe një mundësi për të ndërtuar ëndrrën e tyre.
Berisha nënvizoi mbështetjen e gjerë dhe entuziazmin e qytetarëve shqiptarë, duke i konsideruar ato takime si një hap drejt fitores për Partinë Demokratike.
Ai theksoi gjithashtu se Edi Rama ishte parë si një rrezik për kombin, duke u përpjekur të shtrijë ndikimin e tij në diasporë. Berisha shprehu besimin se më 11 maj, PD do të arrijë një fitore të thellë.
Sali Berisha: Takimet e mia në Greqi dhe në Itali ishin të mbushura me energji. Udhëtimi në diasporë është një udhëtim drejt sakrificës njerëzore, mallëngjimit njerëzor, vuajtjes njerëzore, Takova qytetarë shqiptarë që janë në hapat e parë për të ndërtuar ëndrrën e tyre. Në këtë udhëtim, gjeta mbështetje dhe optimizëm.
Ky ishte udhëtim drejt botës së fitores. Më 11 maj do të shënojmë një fitore të thellë. Edi Rama si rrezik kombëtar ishte ngulitur në çdo shqiptar që jeton jashtë vendit. Programi i PD në diasporë kishte pëlqyeshmëri të jashtëzakonshme.