17:48 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Takimet në Podgoricë, Gjiknuri: Nis puna për fizibilitetin e autostradës Adriatiko-Joniane

10:05 | 21/11/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Takimet në Podgoricë, Gjiknuri: Nis puna për fizibilitetin e autostradës Adriatiko-Joniane

Gjatë vizitës zyrtare në Podgoricë, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi bisedime me Ministrin e Transportit dhe Marinës Osman Nurkovic dhe Ministren e Ekonomisë Dragica Sekulic. 

Ministrat nënvizuan faktin se tashmë ka filluar puna për kryerjen e një Studimi të Fizibilitetit për autostradën Adriatiko-Joniane. Nga ky studim pritet kryerja e një analize të detajuar mbi investimin e mundshëm, prioritetet e ndërhyrjes, me qëllim bërjen e një projekti financiarisht të mundshëm për t’u mbështetur.  

“Diskutuam në lidhje me projektet e infrastrukturës rrugore ku të dyja vendet kanë si projekt prioritar autostradën Adriatiko-Joniane. Kemi marrë financimet e nevojshme për të bërë studimin përfundimtar të fizibilitetit. U njoha edhe me projektet e zhvillimeve infrastrukturore në Malin e Zi që ndikojnë drejtpërdrejtë edhe në lidhjen me Shqipërinë. Ngrita problemet që kërkojnë vëmendjen e palës malazeze për kompletimin e rrugëve të tjera dytësore që lidhin pika të tjera kufitare me Shqipërinë”, theksoi ministri Gjiknuri. 

Më tej, ai u ndal tek përpjekjet për krijimin e pikës së përbashkët kufitare edhe në Han të Hotit, njësoj siç tashmë funksionon në Muriqan. 

“Ka hapa konkret dhe besoj se shumë shpejt edhe kjo gjë, me angazhimin e qeverive dhe institucioneve përkatëse do të bëhet realitet. Gjithashtu, na u prezantua nga ana e palës malazeze edhe me njëprojekt zhvillimor për gjithë pjesën e liqenit të Shkodrës, një projekt të integruar ku përfshihen edhe elementët e turizmit, bujqësisë, navigimit. Mendoj se ky është një projekt që duhet ta shtyjmë përpara”, nënvizoi Gjiknuri.

Në takimin me Ministren e Ekonomisë që mbulon dhe pjesën e energjetikës,  Gjiknuri u ndal tek angazhimi për projektin e përbashkët të gazsjellësit Jonian Adriatik Pipeline (IAP).

“Kemi vendosur që nga faza e krijimit të një njësie të përbashkët të kalojmë në fazën për krijimin e një kompanie të përbashkët për projektin IAP. Në këtë mënyrë mund ta promovojmë tek investitorët e mundshëm dhe besoj se shumë shpejt kjo gjë do të konkludohet përpara mbledhjes së qeverive të dy vendeve që është parashikuar për në pranverën e ardhshme”, theksoi Gjiknuri. (J.V/Faxweb)

Etiketa: autostrada Adriatiko-JonianeDamian GjiknuriPodgoricetakim
Pas

Hahn në Maqedoni: Çështja e gjuhës shqipe nuk është prioritet i Brukselit

Para

Televizionet bojkotojnë Edi Ramën dhe Saimir Tahirin, zbulohet pse

Para
Televizionet bojkotojnë Edi Ramën dhe Saimir Tahirin, zbulohet pse

Televizionet bojkotojnë Edi Ramën dhe Saimir Tahirin, zbulohet pse

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet 4.5 Rihter pranë Kretë”

Spiropali takime intensive në Bruksel: me Kryetarin e Senatit belg Blondel, Kryeparlamentarin ukrainas Stefanchuk

Aktivistë pro-palestinez sulmojnë avionët ushtarakë në bazën ajrore britanike

“Vullkani Kilauea në Hawaii shpërthen sërish, lava arrin 300 metra lartësi”

Nis programi ‘Punësimi i të Rinjve 2024–2027’: 63.5 milionë euro për mbështetjen e të rinjve shqiptarë

“Britani/ Arrestohet Lorenc Lala, i kërkuar për vrasje me gjakmarrje në Shqipëri”

Shembet gabina elektrike në fshatin Kukur, qindra familje pa energji

Evakuime masive nga Izraeli dhe Irani: qytetarë nga dhjetëra shtete largohen nga rajoni

Sondazh, shumica e gjermanëve tani kanë qëndrim negativ ndaj Izraelit

“Izrael/Të paktën 17 të plagosur nga sulmi me raketa i Iranit, tre në gjendje të rëndë”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.