I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, Kryeministri Edi Rama ka folur për takimin e pak ditëve më parë mes deputetit socialist Taulant Balla dhe atij demokrat Oerd Bylykbashi.
Rama tregon se takimi mes tyre është realizuar pas përpjekjeve disa ditore të tij, për të nisur dialogun me Partinë Demokratike por edhe për të tjera parti opozitare që janë në protesta.
“Është shumë e rëndësishme, dialogu është prioriteti më i mirë edhe i imi. Nuk mund të ndalojmë, duhet të dialogojmë por duke ecur përpara pa dallim.
Është takuar Taulant Balla me Lulzim Basha… Balla është bashkëkryetar për Reformën zgjedhore bashkë me Bylykbashin, i caktuar nga PD. Megjithatë unë kam bërë sforca për hapjen e dialogut për disa ditë me radhë, më në fund kemi arritur të krijojmë një kontakt mes përfaqësuesve të zyrave, është vendosur një vend edhe një orë, për të diskutuar kauzat e tyre por fillimisht do mblidhej axhenda e çadrës. Kështu thanë ata.
Më pas Rama sulmon edhe presidentin e Republikës Bujar Nishanin, të cilin e cilëson të paanshëm. Dhe vazhdon sërish me kërkesat e opozitës, për qeverinë teknike të cilën e edhe njëherë tjetër nuk e pranon.
“Pastaj ka patur një iniciativëë për presidentin e Republikës. Edhe njëherë tjetër, ka vërtetuar se nuk bëhet dot i paanshëm, ka dështuar pastaj.
Sipas tyre, duhet të prodhojmë një koalicion që tani nuk ka asnjë rezultat, vendimin e ka marrë çadra, pastaj duhet të takohemi unë dhe Lulzimi për t’i dorëzuar qeverinë një lidëri që s’po arrin të bëhet dot lider, që s’ka as program.
Por kjo nuk do të ndodhë dhe shqiptarët do votojnë më 18 qershor. Nuk është data kur dëshirojnë partitë të ballafaqohen me popullin por data kur populli u kërkon partive të dali para tyre.”, deklaroi Rama. (D.D/Shuplaka)