Ish-kryeministri Sali Berisha reagon pas takimit të kreut të opozitës Lulzim Basha, me zyrtaren e Lartë të BE-së Federica Mogherinin, takim të cilin e cilësoi si një fitore historike të popullit.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Berisha shprehet se kryeministri aktual Edi Rama ka tentuar të pengojë zhvillimin e këtij takimi, por nuk ia ka dalë dot.
“Zhvilimi i ketij takim shenon gjithashtu deshtimin e plote te perpjekjeve te jashtezakonshme e primitive te Edvin Kristaq Rames, i cili nuk la gur pa levizur per te deshtuar kete takim dhe per te “izoluar”/”ndryre”Lulzim Bashen te vetmuar ne çader siç ishte betuar ai keto kohe bashkepunetorve te tij me te afert duke skermitur dhembet dhjetra here ne dite!”, shkruan Berisha.
REAGIMI I PLOTË
“Nje fitore historike e popullit te lirise!
Te dashur miq, takimi i Perfaqesues se Larte te BE per Çeshtjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurise, Frederica Mogerini me kryetarin e opozites Basha eshte takim me Çadren e Lirise, eshte fitore historike e popullit te lirise dhe pushtetit te tij qe po lind!
Zhvilimi i ketij takim shenon gjithashtu deshtimin e plote te perpjekjeve te jashtezakonshme e primitive te Edvin Kristaq Rames, i cili nuk la gur pa levizur per te deshtuar kete takim dhe per te “izoluar”/”ndryre”Lulzim Bashen te vetmuar ne çader siç ishte betuar ai keto kohe bashkepunetorve te tij me te afert duke skermitur dhembet dhjetra here ne dite!
Takimi eshte historik sepse nuk u zhvillua thjesht me liderin e opozites por se u zhvillua pikerisht per ato shkaqet qe Edi Rama donte qe kurre te mos zhvillohej.
Ai u zhillua sepse Lulzim Basha tashme nuk perfaqeson vetem PD, nuk perfqeson vetem opoziten, por perfaqeson levizjen masive popullore te 18 shkurtit, levizjen e votes se lire, shpreses dhe besimit te shqiptareve tek vetja, e ardhmja dhe vendi i tyre!
Duke pershendetur perzemersisht kete takim me duhet t’i them piktorit deshtak se Çadra e Lirise dhe qeveria me maske te zeze karshi saj, jane realisht dy bote; njera qe po lind e qe rrezaton shprese dhe besim, jo vetem ne çdo skaj e qoshe qe vendit qe Rama e shnderroi ne Kolumbi te Europes, por dhe ne metropolet e medha te Europes dhe Botes; Kurse tjetra qe po rrokulliset me shpejtesi jo drejt arkivave por ne koshin e plehrave te historise.
Prandaj Edvin beje gati vendin e azilit! Mos u tmerro. Mbaje shenim! Nuk ke pare gje akoma! Ky eshte vetem fillimi!” (D.D/Shuplaka)