Takimi i delegacionit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, të kryesuar nga z. Sali Berisha, me Eurodeputetin Andreas Schieder (AFET), njëkohësisht Raportues për Shqipërinë-Bruksel, 3 Qershor 2025
Në kuadër të takimeve në institucionet e Bashkimit Europian, dhe EPP, delegacioni i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari z. Sali Berisha, zhvilloi një takim me eurodeputetin austriak Andreas Schieder, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme (AFET) në Parlamentin Europian dhe raportues për Shqipërinë.
Z. Berisha falënderoi z. Schieder për takimin dhe për vëmendjen e vazhdueshme ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri. Në vijim, ai paraqiti një pasqyrë të situatës alarmante në vend, duke theksuar:
“Emigracionin masiv, me mbi 1 milion qytetarë që kanë braktisur vendin në dekadën e fundit, si rezultat i mungesës së zgjedhjeve të lira, përkeqësimit të varfërisë dhe humbjes së shpresës”.
“Shndërrimin e Shqipërisë në të vetmin narko-shtet në Europë”, përmes lidhjeve të drejtpërdrejta të qeverisë dhe maxhorancës me kartelet e droges dhe organizatat kriminale të narkotrafikut. Ai rikujtoi emërimin nga Kryeministri Edi Rama të ministrave të Brendshëm si Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj, Taulant Balla të përfshirë ose të lidhur familjarisht me trafikantë ndërkombëtarë droge.
Z. Berisha denoncoi gjithashtu:
“Dhënien e 138 licencave për kultivim kanabisi”, në kundërshtim me ligjin shqiptar, duke tejkaluar kufirin prej 200 hektar të lejuara nga ligji ne 29 mij hektar dhe përdorimin e këtyre licencave për blerje votash dhe financim të fushatave të 28 kandidatëve të Partisë Socialiste, me mbështetje të drejtpërdrejtë nga kartelet e droges dhe grupet krimi i organizuar;
“Kapjen e Portit të Durrësit* nga një kartel droge me lidhje ndërkombëtare, përmes të cilit realizohet trafikimi i lëndëve narkotike drejt Europës.
“Përfshirjen e politikanëve të lartë, drejtuesve të policisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve” ministrave në përgjimet e rrjeteve kriminale SKY ECC dhe Encrochat, që dëshmojnë një nivel të paprecedent bashkëpunimi me krimin e organizuar.
Z. Berisha theksoi nevojën urgjente për krijimin e një *Komisioni të së Vërtetës*, me qëllim zbardhjen e plotë dhe transparente të lidhjeve midis qeverisë dhe krimit të organizuar, përpara opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar.
Ai e informoi eurodeputetin Schieder për:
“Persekutimin politik sistematik ndaj opozitës”, përfshirë z. Berisha në 333 ditë arrest politik, arrestimin e dhunshëm dhe të pajustifikuar të Presidentit Ilir Meta, si dhe ndjekjen penale të padrejtë të Fatmir Mediut për një çështje të mbyllur prej vitesh;
“Shpërdorimin ekstrem të burimeve publike* gjatë fushatës zgjedhore, përfshirë mbi 4,500 aktivitete të institucioneve shtetërore në vetëm katër muaj, shpërndarjen e bonuseve për pensionistët, faljen masive të gjobave dhe prokurime abuzive në funksion të fushatës së PS;
“Tentativat flagrante të Kryeministrit Rama dhe Ministrit të Jashtëm Hasani për të ushtruar presion dhe shantazh ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR”, me qëllim ndikimin e raportit përfundimtar mbi zgjedhjet e 11 majit.
Z. Berisha solli gjithashtu në vëmendje “incidentin serioz në Bashkinë e Vorës, ku deputetja Albana Vokshi dhe anëtarë të familjes së saj u kërcënuan nga anëtarë të grupit kriminal *Xhabafti, të njohur për lidhjet e tyre me eksponentë të PS dhe për përfshirjen në intimidimin e votuesve dhe komisionerëve. Ai theksoi se as SPAK dhe as Policia e Shtetit nuk kanë reaguar, duke dëshmuar një nivel të rrezikshëm pandëshkueshmërie dhe kapjeje të institucioneve ligjzbatuese.
Në përfundim, z. Berisha paralajmëroi se Shqipëria, si narko-shteti i vetëm në kontinent, përbën një kërcënim real për sigurinë e Europës, për shkak të eksportimit të krimit të organizuar dhe ndikimit në portet dhe infrastrukturën logjistike të BE-së.
Ai kërkoi vëmendje dhe veprim të shtuar nga Bashkimi Europian, për të ndalur këtë regres demokratik dhe për të garantuar që rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE të bazohet në standarde të qarta të demokracisë, sundimit të ligjit dhe ndarjes së pushteteve.