Sali Berisha duhet të mbajë përgjegjësi për humbjen në 14 maj dhe për refuzimin e 103 mijë demokratëve në zgjedhjet lokale.
Kështu u shpreh gazetari Agim Baçi, i ftuar sot në Faxnews, për të diskutuar mbi situatën në kampin e demokratëve, teksa Sali Berisha zhvilloi sot një takim me kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në 61 bashkitë e vendit.
Një takim paradoksal per analistin ndërsa shtoi se bashkimi i Rithemelimit dhe PD do të jetë i vështirë, për shkak se kushti i këtyre të fundit është që Berisha të mos jetë pjese e lidershipit.
Baçi: Takimi është paradoksal, se kandidatët takohen para zgjedhjeve ose mbrapa ata që u shpallën fitues. Berisha kërkon të mbaje ritmin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ka një ngërc aty për shkak se ju thatë takimi i PD, është takimi i Berishës me kandidatët e “BF”, me lëvizjen e Rithemelimit, PD ka zyrë godinë tjetër.
Berisha po ulet me këmbë në toke dhe nuk po sillet më si reporterë për të mbledhur fakte për zgjedhjet dhe të mbajë përgjegjësi poliitke, ishte ai që i mblodhi, i premtoi se rruga që gjeti do ishte rruga fituese.
Përgjegjësi mbajnë ata që kanë drejtuar koalicionin, Berisha duhet të mbajë përgjegjësi, jo vetëm se humbi, jo vetëm se nuk ndalon manipulimin per mosleximin e atij refuzimi që iu bë më 14 maj.
Po iu imponohet Berisha strukturave të Rithemelimit?
Cdo ditë doli Berisha në konferencë që të orientonte njerëzit që të flisnin ose të kishte një presion të hapur ndaj tyre që të mos beheshin një shumicë njerëzish që të kërkonin largimin e tij.
Madje shkoi deri aty sa tha se është mungesë dinjiteti që ti kërkosh Berishës dorëheqjen dhe e dyta e quajti mungesë dinjiteti nga ata që e kërkojnë, gjë që në politikë është normale.
Hapja e garës në krahun tjetër në PD nënkupton se urat e bashkimit, bëhen ura më të vështira, do të kemi vështirësi të mëdha, se pjesa tjetër që u votua nga 103 mijë që ishte vote e qartë kundër Berishës, tregon që do ketë vështirësi se kushti i tyre është që Berisha të mos jetë pjesë e drejtimit, jo pjesë e zgjidhjes.
Refuzimi tregon se kemi të bëjmë me një problem të madh, që mund të jetë pengesë e madhe, sepse ndërkohë PS ka filluar fushatën për zgjedhjet e 2025, opozita do jetë në atë sherrin mes vete. Duket sikur do i dhurojë Ramës mandatin tjetër.
Sakaq për situatën në PD zyrtare, e pyetur nga gazetarja Rovena Neziri, Baçi tha se është e pafalshme që kjo parti të mbetet pa lidership. Ai vuri theksin se PD i duhet një lidership i djathtë, që të rikthejë shpresën ne kampin blu.
Baçi: Është shumë e rëndësishme që PD të shkojë në zgjedhje. Pas zgjedhjeve të 14 majit, është e pafalshme që PD të mbetet pa lidership. PD ka nevoje për lidership të djathe, nje njeri të forte dhe të rijktheje shpresën te kampi.