09:55 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Takimi i G20-ës, mospajtim për Ukrainën, konsensus për projekte mëdha infrastrukturore

17:58 | 09/09/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Takimi i G20-ës, mospajtim për Ukrainën, konsensus për projekte mëdha infrastrukturore

Në mungesë të një konsensusi për Ukrainën, takimi i 20 vendeve më të pasura të botës u përqëndrua kryesisht tek projektet ekonomike. Presidenti Joe Biden dhe aleatët ranë dakord për një korridor hekurudhor dhe detar që do të lidh Indinë me Lindjen e Mesme dhe Evropën, një projekt ambicioz që synon të nxisë rritjen ekonomike dhe bashkëpunimin politik. Takimi doli me një deklaratë të përbashkët që shmangte dënimin e Rusisë për luftën në Ukrainë, por u bëhej thirrje të gjitha vende, që të mos përdorin forcës për të pushtuar territore. Ashtu sikurse kishte njoftuar presidenti kinez Xi Jinping nuk mori pjesë në takim.
Takimi i nivelit të lartë të 20 vendeve më ekonomitë më të mëdha në botë doli me deklaratë të përbashkët që në ditën e parë të tij.
Konsensusi u pa si një zhvillim i papritur për shkak të ndarjeve të thella mes vendeve lidhur me luftën në Ukrainë.
Në deklaratën e udhëheqëve të G20-ës pranohet se mbi situatën në Ukrainë “ka pasur pikëpamje dhe vlerësime të ndryshme të situatës”, megjithatë ata u pajtuar të thonë se: “…Të gjitha shtetet duhet të shmangin aktet e kërcënimit apo përdorimit të forcës me synim pushtimin e territoritoreve” si dhe e konsideruan “të papranueshëm kërcënimin për përdorimit të armëve bërthamore”.

Miratimi i deklaratës i njoftuar nga kryeministri indian, Narendra Modi u prit me duartrokitje, por Kievi, që nuk kishte përfaqësues të vetin në takim, u shpreh tërësisht i pakënaqur. Ministri i Jashtëm, Dmitry Kuleba tha se pjesa e deklaratës për agresionin rus “s’ka asgjë për tu krenuar”.
Mospajtimet mbi luftën në Ukrainë ka bërë që shumica e pjesëmarrësve të merren kryesisht me çështjet ekonomike, sidomos pajtimin për një projekt hekurudhor që lidh Indinë me Lindjen e Mesme dhe Evropën.
Projekti që përfshin Shtetet e Bashkuara, Indinë, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bashkimin Evropian dhe vende të tjera është pjesë e Partneritetit për Investime në Infrastrukturë Globale.
Presidenti Joe Biden i vlerësoi projektet, të cilat sipas njoftimeve evropiane do e bëjë tregtinë në mes të Indisë dhe Evropës për 40% më të shpejtë sesa është tani.
“Ne do të përqëndrohemi te projektet infrastrukturore rajonale që ofrojnë rezultate për shumë vende dhe sektore. SHBA dëshiron të zgjerojë korridoret ekonomike për të rritur investimet e saj”, tha Presidenti amerikan në Nju Delhi.
“Korridori hekurudhor dhe i transportit detar do të mundësojnë tregti më të madhe mes vendeve, duke përfshirë produktet energjetike”, tha kryeministri Modi ndërsa njoftoi për marrëveshjen.
Ky projekt pritet që gjithashtu të jetë një përgjigje më ambicioze ndaj programit masiv të infrastrukturës të Kinës, përmes të cilit ajo ka krijuar lidhje të shumë vendeve me ekonominë e saj. Presidenti kinez, Xi Jinping nuk mori pjesë në takimin e G20-ës. Pyetjes se si po ndikon mungesa e tij në takim, Presidenti amerikan iu përgjigj: “Do të ishte mirë të ishte këtu, por takimi po shkon mirë”.
Që në fillim të takimit të së shtunës, Bashkimi Afrikan u bë anëtar i përhershëm i G20-ës. Ministri i jashtëm indian e cilësoi këtë zhvillim në përputhje me vëmendjen që po i kushtohet trajtimit të shqetësimeve urgjente të pjesën jugore të globit./VOA

Pas

“Synojmë majat”, Rama për eksportet shqiptare: U rritën me 72% në 2022-n

Para

PD zgjedh Kryesinë dhe sekretariatin/ Votëbesohet Alibeaj, lista me anëtarët e rinj dhe ata që mbetën jashtë Kryesisë

Para
Këshilli Kombëtar i PD-së, Basha: Zoti na ndihmoftë!

PD zgjedh Kryesinë dhe sekretariatin/ Votëbesohet Alibeaj, lista me anëtarët e rinj dhe ata që mbetën jashtë Kryesisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rezultatet e numërimit të votave deri në orën 09:00 për qarqet Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë

Në shkollën “1 Maji” në Tiranë nuk numërohet në 4 tavolina! Zv kryetari i KZAZ: Janë larguar numëruesit e PD-së, ja sa vota ka marrë çdo subjekt politik

Numërohen 147 nga 405 kuti votimi në Shkodër, PD kryeson me mbi 1000 vota ndaj PS

Pritet rezultati i votimit elektronik, Spiropali mbërrin në Vorë

Vihet në pranga 63-vjeçari në Fier, dha para në këmbim të votave për të favorizuar kandidaten

Numërohen 83 kuti nga 245 në Lezhë, si paraqitet rezultati! Sa është diferenca PS-PD

Numërohen 31.07% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, PD 50 mandate. PSD forcë e tretë politike

Numërohen 69 nga 222 kuti në Dibër, PS vijon të kryesojë ndaj PD-së

Dibër/ Mbyllet përkohësisht procesi i numërimit të votave

Numërohen 150 kuti nga 587 në Fier! Socialistët kryesojnë, rritet ndjeshëm diferenca mes partive kryesore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.