07:56 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Takimi i grupit parlamentar të PD me europarlamentarë, Hoti: Opozitës i janë mohuar të drejtat kushtetuese

12:54 | 30/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Takimi i grupit parlamentar të PD me europarlamentarë, Hoti: Opozitës i janë mohuar të drejtat kushtetuese

Deputetja Elda Hoti mbajti një fjalimin në takimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike me europarlamentarët e Komisionit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Në fjalën e saj, Hoti shprehu shqetësimin për situatën e rënduar politike në vend dhe shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës.

Hoti vuri theksin te situata e paprecedentë e parlamentit shqiptar, që sipas saj, “ka dalë nga shinat e kushtetutshmërisë.” Deputetja deklaroi se opozitës i janë mohuar të drejtat kushtetuese, përfshirë të drejtën për interpelanca dhe krijimin e komisioneve hetimore.

Ajo theksoi se PD-ja ka ndërmarrë një betejë parlamentare, duke nënvizuar përjashtimin e 25 deputetëve të opozitës për protestat e tyre paqësore me pankarta në sallën e Kuvendit, veprim që ajo e cilësoi si shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës. Gjithashtu, Hoti kritikoi moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe mbrojtjen që, sipas saj, kryeministri Rama i bën disa deputetëve të mazhorancës. Ajo përmendi rastin e deputetes Olta Xhaçka, duke pohuar se ajo ka përfituar nga pasuria e shtetit në kundërshtim me Kushtetutën.

Në përfundim, Hoti dënoi arrestimet e disa figurave të opozitës, përfshirë liderin Sali Berisha, deputetin Ervin Salianji dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke theksuar se këto arrestime janë bërë pa prova konkrete dhe si përpjekje për të heshtur zërat kundërshtarë në vend.

Etiketa: Olta xhackaPD
Pas

Qeveria miraton pr.ligjin, krijohet Forca Rezerviste/ Ministri Vengu jep detajet: Ish-ushtarakët mund të marrin pjesë dhe në misione. 15.5 mln euro buxhet

Para

Hysaj publikon mesazhet: Punonjësve të administratës u kërkohet të gjejnë vota të diasporës për PS-në

Para
Hysaj publikon mesazhet: Punonjësve të administratës u kërkohet të gjejnë vota të diasporës për PS-në

Hysaj publikon mesazhet: Punonjësve të administratës u kërkohet të gjejnë vota të diasporës për PS-në

Discussion about this post

 



Të Fundit

Seanca e sotme në Kuvend: Në rend dite edhe marrëveshja e huasë me BERZH

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Rënie e bizneseve të vogla në 8 qarqe, shkak migrimi dhe tkurrja e popullsisë

Drejtori i CIA-s: Infrastruktura bërthamore e Iranit është goditur rëndë

Irani paralajmëron vazhdim të aktiviteteve kundër Izraelit pavarësisht armëpushimit

Meloni dhe Macron me mesazh për Trump: Lufta tregtare mes aleatëve nuk ka kuptim

“Donin të ndryshonin pushtetin me dhunë”, Serbia arreston 3 persona

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

17 të vrarë nga sulme të koordinuara në tre baza ushtarake në Nigerinë veriore

Parashikimi i motit 26 Qershor 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.