Është zhvilluar sot në Bruksel takimin e Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-BE, ku për herë të dytë opozita nuk është e përfaqësuar në tryezë.
Burime thanë se Shqipëria nuk pati përfaqësim bipartizan në këtë takim, pasi asnjë prej përfaqësuesve të opozitës nuk kishte ftesë.
Në Bruksel, sot ishin vetëm përfaqësuesit e qeverisë me në krye ministrin Ditmir Bushati, ndërsa sipas të njëjtave burime, thuhet se kryetarit të Komisionit Parlamentar për Integrimin, Genc Pollo, i zgjedhur nga opozita, iu mohua pjesmarrja.
Nga ana tjetër kujtojmë se në vitin 2011, qeveria e Partisë Demokratike pati vendosur një standard sa i përket përfaqsimit bipartizan, duke i dhënë vend të barabartë në tavolinën e këtij këshilli opozitës së atëhershme drejtuar nga Partia Socialiste, ku gjatë asaj kohe ka qenë Ditmir Bushati dhe deputetë të tjerë të PS, që përfaqësonin opozitën si kryetar i Komisionit të Integrimit, duke dhënë sinjale bashkëpunimi të politikës për integrimin.
Nërsa duhet thënë se ky është rasti i dytë që qeveria i mohon Shqipërisë përfaqësimin bipartizan në Këshillin e Stabilizim Asocimit me BE-në. Kujtojmë këtu se vitin e kaluar ishte pikërisht kjo shumicë që vendosi të mos e bëjë pjesë të takimit Partinë Demokratike dhe opozitën.